Futboll Shqipëri Sport

“Vlonjati” Kale i habitur: S’më kishte ndodhur kurrë në karrierë, vetëm Ilir Daja e di për mua

Elton Kale ka folur pasi ka firmosur me skuadrën e Flamurtarit. Pas shumë burokracive, mesfushori brazilian është shprehur i lumtur para mediave që tani do të ketë mundësinë të luajë për ngjyrat kuqezi. Ai thekson se për të ka qenë hera e parë që i ndodhte diçka e tillë, megjithatë edhe këtë ‘sprovë’ e kaloi me sukses.

“Pas katër muajsh pritje jam gati për këtë moment. E di se është e vështirë, por kam qenë i fokusuar në çdo stërvitje. E kam pritur këtë moment dhe tani erdhi. Jam gati.

Ishte e vështirë. Hera ime e parë gjatë gjithë karrierës time të gjatë. Kam 10 vjet që luaj si profesionist. Ishte hera ime e parë dhe për një çështje shumë të thjeshtë. Për mua ishte shumë e thjeshtë, pasi Disiplina mund të dilte me vendimin nëse isha nën kontratë me Kukësin, apo jo. Aty mbaronte gjithçka. Nëse do të isha me Kukësin, atëherë kthehesha atje dhe mbaronte.

Nuk e di a do të jem në formacion. Atë e di trajneri. Jam gati, dua të ndihmoj ekipin të pozicionohet në një vend të mirë. Të presim. Nëse jam në fushë shpresoj të fitojmë. Nëse luaj dhe shënoj, atëherë është akoma më mirë. Të fitosh dhe ta festosh me gol është mirë, është perfekte”, ka thënë ai para medieve.

Related posts

DËSHTIM TOLTAL/ Ja shifra “faraonike” që harxhoi Inter për t’u eliminuar dy herë në grupet e Champions…

Delo.autor

“ÇMENDET” MANCHESTER UNITED/ Do të sakrifikojë 6 lojtarë për yllin anglez

Delo.autor

POGBA DREJT LARGIMIT NGA “DJAJTË KUQ”/ Trajneri norvegjez: Në futboll nuk mund të thuhet…

Delo.autor

Leave a Comment