Futboll Seria A

Inter, tifozët shfryjnë ndaj Perisiç: Dhurojeni në një skuadër të Kategorisë së Parë në Shqipëri

Interi është duke kaluar një periudhë krize në Serinë A, kur prej 8 takimesh nuk njeh shihen e fitores. Barazimi ndaj Krotones në sfidën e djeshme, i ka mërzitur jashtë mase tifozët zikaltër, të cilët vërshuan në kritika.

Epiqendra e kritikave, ka qenë pikërisht futbollisti kroat, Ivan Perisiç, i cili në fillimin bëri një start fantastik, duke qenë një nga më të mirët në skuadër, ndërsa ka afro 2 muaj që e ka humbur shkëlqimin dhe paraqitjet e tij kanë lenë për të dëshiruar.

Reagimet e tifozëve zikaltër kanë qenë të shumtë dhe më të ndryshëm, por më pikanti ishte ai i Mariapaola Lopetrone e cila u kërkon drejtuesve të Interit ta dhurojnë në një skuadër të Kategorisë së Parë në Shqipëri.

Related posts

KUPA E BOTËS/ Angli me “6 yje”, ekipi i Sauthgejt nuk përmbahet ndaj Panamasë

Sadik.Autor

Mesi apo Ronaldo? Ambasadorja seksi e Botërorit bën zgjedhjen e saj

Sadik.Autor

“LAMTUMIRË MBRET”/ Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare Pele

F.autor

Leave a Comment