Futboll Premier League

Wenger: Tek Arsenal nisi një epokë e re, në verë vjen edhe Mahrez

Trajneri i Arsenal, Arsene Wenger, ka mbetur i befasuar nga paraqitja e skuadrës së tij ndaj Everton dhe nga fitorja e thellë 5-1 që “topçinjtë” arritën në këtë sfidë. Një ndeshje totalisht sulmuese për Arsenal, që mund të kishte realizuar edhe 5 gola të tjerë, një situatë e ndryshuar krahasuar me një javë më parë. Boshllëku i krijuar nga largimi i Sanchez u mbush mirë nga Aubameyang dhe Mkhitaryan, ndërkohë që edhe Ramsey u rikthye protagonist me 3 gola. “Tani jemi një skuadër shumë sulmuese, ndaj mund të shënojmë shumë gola në çdo ndeshje. Por, nga ana tjetër, na duhet të gjejmë balancat e duhura, pasi edhe na duhet të mbrohemi”, tha Wenger.

Arsenal feston fitoren 5-1 ndaj Everton

“Ruajtja e balanca të duhura do të jetë sfida jonë më e madhe këtë sezon, për të hedhur bazat e një ekipi që do të dominojë në të ardhmen. Unë jam i bindur se për ne shumë shpejt do të nisë një epokë e re, duke ndërtuar një Arsenal që do të shkëlqejë në të ardhmen. Unë kam mbetur i kënaqur nga skuadra në këtë ndeshje ndaj Everton, pasi nuk ishte e lehtë, por treguam potencialin tonë sulmues”, u shpreh Wenger. Ndërkohë që, mediat britanike konfirmojnë interesimin e skuadrës londineze për Riyad Mahrez, i cili nuk ka luajtur për Leicester në dy ndeshjet e fundit. Algjeriani ka qenë në qendër të merkatos së janarit, për një transferim të mundshëm te City, por nuk lëvizi, ndaj Arsenal do të tentojë ta marrë lojtarin verën e ardhshme.

Related posts

“EURO 2020″/ Duka KOMENTON shortin, tregon grupin që NUK do e donte kurrë

Isa.Autor

GJEORGJI-KOSOVË/ Trajneri Shaland zgjedh lojtarët më në formë në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E BUJSHME/ Klubi i Serisë A në janar do të shitet, ja kush do të jetë presidenti i ri…

Delo.autor

Leave a Comment