Futboll Premier League

Ish-kapiteni i United: Pogba është penduar për rikthimin tek United, mund të largohet në verë

Paul Pogba është penduar për rikthimin te Manchester United teksa vazhdon të argumentojë me Jose Mourinho-n për pozicionin e tij.

Dhe kjo e ka bindur ish-lojtarin e Djajve Paul Ince se mesfushori mund të largohet në verë.

Pogba, blerja rekord e United, sa vjen e bëhet më i frustruar me rolin e ri si mesfushor i tërhequr sipas raporteve në Francë.

Dhe Ince shprehet se francezi mund t’i thotë lamtumirë United në verë nëse Mourinho refuzon ta përdorë në një rol më sulmues.

“Nëse ajo që thuhet për Pogba është e vërtetë, që ai pendohet që ka shkuar tek United, atëherë do të zhgënjehesha, por nuk do të befasohesha,” shprehet Ince.

“E kuptoj se Pogba mund të ndihet i irrituar me pozicionin që e ka caktuar Mourinho

“Ai ka dëshirë të lëvizë më lirisht, ai ka dëshirë të sulmojë. Ai nuk është blerë për të luajtur në rolin e numrit 6. Por pse vazhdon Mourinho të insistojë duke e aktivizuar aty?

“Alexis Sanchez është një lojtar që kërkon të ketë topin në zotërim sa më shpejtë të jetë e mundur. Nuk mund të jenë të dy në një pozicion të lirshëm në fushë, pasi do të humbasë forma e ekipit.

“Pogba nuk është i lumtur, dhe mund të largohet në verë.”

Related posts

GARA E MERKATOS/ Man City mposht Arsenal për firmën e talentit 14-vjeçar

Isa.Autor

Goditjet e lira i kishte si penallti/ Andrea Pirlo zgjedh 3 “pasardhësit” e tij

Sadik.Autor

SURPRIZA PAFUND/ Dy miqësoret me Maltën, Alban Bushi publikon listën e lojtarëve (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment