Futboll

“Jo vetëm Mancini, janë gjashtë apo shtatë kandidatët për stolin e Italisë!”

Ka kandidatë të ndryshëm për stolin e Italisë. Lajmin e ka zbuluar Alessandro Costacurta, zv.komisar i përgjithshëm i Federatës Italiane të Futbollit. “Mancini nuk është i vetmi trajner që kemi në listën tonë. Për momentin nuk më të flas, sepse pjesa më e madhe e kandidatëve janë në kontrata me klubet e tyre, – ka shpjeguar Costacurta. – Ne kemi një ide për atë që duhet të jetë trajneri i Italisë në të ardhmen, por për momentin kandidatët janë gjashtë apo shtatë. Di Biagio do të jetë automatikisht trajneri për miqësoret e ardhshme. Ishte zgjidhja më e mirë e mundshme.”

 

Kësisoj ka nisur “gjuetia” për trajnerin e ri të Italisë. Costacurta nuk dëshiron të zbulojë planet dhe vazhdon të ndjekë gjashtë apo shtatë trajnerë, por me përjashtim të Mancini nuk përmend emër tjetër. Gjithsesi, përshtypja është se lista e pretendentëve për momentin është shumë provizore. Aktualisht, trajneri është Di Biagio: “Eshtë një trajner shumë i mirë dhe grinta e tij më ka entuziazmuar. Njeh shumë mirë ata që mund të jetë futbollistët e të ardhmes te Italia,” – ka shpjeguar Costacurta, duke folur për trajneri aktual. Italia e së ardhmes nis të marrë formë, por gjithsesi për momentin mbetet e paqartë se cili do të ketë timonin…

Related posts

ZYRTARE/ Mesfushori shqiptar me klub të ri, tranferohet tek skuadra e…

Delo.autor

LIVE/ Wolves-Arsenal, Doherty dyfishon shifrat për vendasit

Delo.autor

KRIJIMI I EUROPEAN SUPER LEAGUE/ Ja shuma e majme që pritet të përfitojnë 12 klubet pjesmarrëse që në start…

Delo.autor

Leave a Comment