Futboll Seria A

Mesfushori i Napoli refuzon Anglinë: Atje bie shumë shi…

Menaxheri i Jorginho ka bërë shaka me faktin që futbollisti i tij ka refuzuar një kalim te Manchester United sepse “atje bie shi shumë shpesh”. Lajmet e fundit kanë zbuluar se menaxheri i Jorginho ka biseduar me Manchester United, teksa edhe Manchester City është i interesuar për “yllin” e Napoli. Aktualisht, United po kërkon një zëvendësues për mesfushorin anglez, Michael Carrick, i cili pritet të tërhiqet në fund të sezonit. Por, Joao Santos ka nxitur të përgënjeshtrojë këto lajme duke thënë se futbollisti i tij është i lumtur te Napoli dhe nuk pëlqen kushtet klimaterike në Manchester.

Jorginho ka shënuar tre gola dhe ka dhënë tre asiste për Napoli në këtë sezon

“Duke nisur nga qershori ai do të ketë edhe dy vite kontratë dhe ndoshta do të nisim të bisedojmë për të ardhmen e tij, por aktualisht futbollisti është i qetë, – tha Santos. – Kontrata nuk skadon së shpejti dhe palët janë të qeta. Ai është i lumtur në Napoli. Jorginho është i lumtur që jeton në këtë qytet të bukur. United apo City? Kur luan në skuadrën kryesuese të Serie A dhe je një nga lojtarët kryesorë është normale të ndiqesh nga klubet e mëdha. Na kanë pyetur për situatën kontaktuale. Por lojtari është shumë i lumtur në Napoli dhe i pëlqen klima. Në Manchester bie shumë shi.”

Related posts

KORONAVIRUSI/ Frika se mos shtojnë në peshë, Interi ushqime në shtëpi futbollistëve

Delo.autor

Legjenda Zanetti kritika Argjentinës: Ekip i lodhur dhe pa ide!

Sadik.Autor

SHOKON “KUQEZINJTË” ME DEKLARATËN/ Ancelotti: Kam qenë tifoz me Inter. De Rossi tek Roma? Ai është si Pirlo…

Delo.autor

Leave a Comment