Futboll Seria A

Cutrone: Ringritja e Milan? Meritat i shkojnë vetëm Gattusos

Patrick Cutrone ka dhënë një intervistë për “Milan TV” menjëherë sapo ka fituar çmimin “Giovane Calciatore”, që i jepet futbollistit të ri më të mirë. “Për mua është një kënaqësi e madh të fitoj këtë çmim dhe të shërbej si frymëzim për futbollistët e rinj. Shpresoj që të jem i rëndësishëm në të ardhmen, për t’i marrë gjithmonë këto lëvdata.” Milan do të luajë kundër SPAL në ndeshjen e ardhshme të Serie A dhe Cutrone nuk e nënvlerëson kundërshtarin: “Duhet të fitojmë me çdo kusht duke treguar mentalitetin e duhur. Paraqitjet tona pasqyrojnë mentalitetin që duhet të kemi deri në fund të sezonit. Ata janë një ekip që meritojnë respekt, sidomos në shtëpinë e tyre.”

Cutrone i jep merita trajnerit të ri të Milan, Gennaro Gattuso, për ecurinë që ka pasur skuadra kuqezi në kohët e fundit, që i jep mundësinë ta shohin me optimizëm pjesën e dytë të sezonit. “Gattuso ka ndihmon shumë. Si rrjedhojë e punës së tij skuadra është rritur ndjeshëm. Tani po bëjmë të pamundurën që në çdo ndeshje të tregojmë se jemi një skuadër e madhe që mund të luftojë për objektiva të rëndësishëm. Tani duam tre pikët në fushën e SPAL edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë. Shkojmë në këtë stadium për të fituar, por duhet të bëjmë shumë kujdes sepse ata janë gati të bëjnë gjithçka për të marrë pikët që i nevojiten për mbijetesë.”

Related posts

BOTËRORI 2022/ Mësohen 10 skuadrat që do të shkojnë në play-off nga Afrika, nuk mungojnë surprizat

Delo.autor

MOVIOLA TEUTA-KUKËSI/ “Verilindorëve” iu anuluan dy gola, njëri i dyshimtë (VIDEO)

Delo.autor

KAMPIONATI MAQEDONAS/ Fitore me vlera për Shkëndijën, triumfon edhe Shkupi

Isa.Autor

Leave a Comment