Futboll Seria A

Juventus, Chiellini: Conte të bën të vdekur!

 Mbrojtësi i Juventus-it Giorgio Chiellini ka quajtur Antonio Conte-n një oficer policie duke deklaruar se ai të bënte të vdekur në stërvitje.Qendërmbrojtësi ka punuar me trajnerin aktual të Chelsea- t tek Juve dhe te Italia, duke fituar tre Scudetto radhazi.

“Është çdo ditë, çdo seancë stërvitore. Ai është si një oficer policie.

“Ndjenim disa speciale me prezencën e tij, për tre vite me të tek Juventus dhe dy vite te Italia.

“Kur përfundoje stërvitjen, ishe i vdekur. Jo i lodhur – i vdekur. Mund ta bësh vetëm pasi ke besim te puna e tij. Jemi stërvitur njëherë 40 ditë në Francë. Ishte si të hyje në një botë tjetër. Padyshim që ai është një nga më të mirët.”

Chiellini foli edhe për kundërshtarin e radhës në Champions League, Tottenham.

“Ekip i fortë. Më pëlqen dyshja belge në prapavijë.

“Harry Kane është një lojtar fantastik. Ai luajti ndaj nesh tre vite më parë dhe është përmirësuar ndjeshëm. Ai tani po shënon më shumë se Messi.”

 

Related posts

Mourinho planifikon skarcimet, kërkon 100 mln paund për to

Sadik.Autor

CIKALLESHI ME COVID, SULMI ME DYSHEN BROJA-MANAJ/ Ja formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Polonisë

Delo.autor

ASKUSH SI CRISTIANO RONALDO/ E mbyll vitin me 54 gola, lë pas yjet e Evropës (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment