Futboll

Salah, De Bruyne, Robben…“skarcimet” e Mourinho-s që shkëlqyen diku tjetër

Mohamed Salah është vetëm një nga lojtarët që është larguar pa të drejtë nga Jose Mourinho te Chelsea dhe dy regjimet e tij janë të mbushur me shitjet e yjeve në mënyrë paraprake.

Ylli egjiptian nuk pati shumë mundësi nën drejtimin e Special One kur iu bashkua Bluve nga Basel.

Por pasi ringjalli karrierën e tij në futbollin italian te Fiorentina dhe Roma, ai është rikthyer në Premier League dhe tani po shkëlqen te Liverpool.

 

Salah, 25 vjeç, ka shënuar 28 gola në sezonin e tij të parë në Anfield deri tani, teksa udhëhoqi Egjiptin drejt Kupës së Botës.

Mourinho e la të largohet Salah pas vetëm 19 paraqitjeve në Stamford Bridge në 18 muaj. Por ai nuk është ylli i vetëm që u “skarcua” nga Mourinho për të shkëlqyer diku tjetër.

Robert Huth

I shitur te Middlesbrough për 7 milionë euro në gushtin e 2006 pasi ishte një rezervë e përhershme në dy triumfet e Chelsea-t në regjimin e parë të Mourinho-s në Premier League. Ai ishte një nga lojtarët kyç të skuadrës së Leicester që fitoi titullin në 2015.

William Gallas

Iu bashkua Arsenal-it në vitin 2006 dhe luajti katër sezone të mirë me Topçinjtë. Ai gjithashtu kaloi tre vite te Tottenham, por largimi nga Chelsea e la me një shije të hidhur lojtarin, me Blutë që pretendonin se ai kishte kërcënuar se do të shënonte një autogol nëse do të luante në formacion në ndeshjet e para të sezonit 2006/07.

 

Arjen Robben

U shit te Real Madrid për 28 mln euro në gushtin e 2007 pas tre viteve të kaluara në Stamford Bridge ku bëri 105 paraqitje. Holandezi fluturues është drejt sezonit të fundit me rekordmenët e Bundesliga-s Bayern Munich.

Glen Johnson

I shitur te Portsmouth për 5 milionë euro në gushtin e 2007. Chelsea u mundua ta blinte sërish pas dy viteve, por ish-mbrojtësi i djathtë anglez iu bashkua Liverpool për 20 mln euro. Tashmë luan te Stoke City.

Kevin De Bruyne

I shitur te Wolfsburg për 24 mln euro në janarin e 2014 pasi pati një përplasje me Mourinho-n në një ndeshje kupe ndaj Swindon. Ai impresionoi në Gjermani, duke fituar Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën në 2015 përpara se të blihej nga City për 70 mln euro në gushtin e 2015. Tashmë është duke shkëlqyer te City nën drejtimin e Pep Guardiola-s.

David Luiz

U shit te PSG për 65 mln euro në qershorin e 2014 megjithëse ishte një nga lojtarët e preferuar të ekipit. Pas dy vitesh, ai u ble sërish për 45 mln euro në gusht të 2016 nga Antonio Conte dhe ka ndihmuar Chelsea-n të rifitonte titullin, duke qenë titullar i padiskutueshëm në qendër të mbrojtjes.

Romelu Lukaku

I blerë nga Anderlecht në moshën 18-vjeçare në 2011, ai bëri vetëm tre paraqitje nën drejtimin e Mourinho-s përpara se të shitej për 38 mln euro tek Everton në korrik të 2014. Gjithsesi, në kërkim të një sulmuesi të ri verën e kaluar, Mourinho shpenzoi 90 mln euro për ta marrë te Manchester United.

Related posts

PLAS TEK ITALIA/ Trajneri Mancini kërcënon dy futbollistët: Mos tallni b*thën, Kean po pret në shtëpi

Delo.autor

Ronaldo, në rrugën europiane të Cruyff dhe Beckenbauer

Sadik.Autor

Hapi i madh për legjendën e Liverpoolit, i ofrohet pankina

Sadik.Autor

Leave a Comment