Champions League UEFA

Juventus shpërdoron AVANTAZHIN/ Higuain: Është e lehtë të flasësh nga divani

Gonzalo Higuain ka thënë se “është e lehtë të flasësh nga divani” pasi Juventus shpërdoroi avantazhin 2-0 kundër Tottenham të martën në mbrëmje. Anglezët u bënë ekipi i parë që përmbysën një deficit prej dy golash qëkur bardhezinjtë janë transferuar në stadiumin e tyre të ri në 2011-ën dhe të parët që kanë shënuar dy gola në atë stadium që nga janari i 2017-ës.

Higuain realizoi dy gola në 10 minutat e para të ndeshjes, por gaboi një penallti në fundin e pjesës së parë, ndërsa Harry Kane dhe Eriksen ishin autorët e dygolave që i dhuruar skuadrës së Pochettino-s një barazim shumë të rëndësishëm.

“Mirëmëngjes të gjithëve”, ka shkruar Gonzalo në Instagram. “Është e lehtë të flasësh nga divani ose i ulur para televizorit. Gjithçka ishte perfekte kur po fitonim 2-0, por gjykimet ndryshuan pas barazimit 2-2. Nuk na interesojnë këto zëra. Të shkojmë në Londër dhe të sigurojmë kualifikimin, një përqafim të gjithë atyre që i duan realisht të mirë Juventus-it”.

Related posts

Na lë pa fjalë Zidane, ja cilën skuadër preferon në finale të Chempionsit

Sadik.Autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Milan-Atletico në “San Siro”. Rezultati 1-2

Delo.autor

Roma- Liverpool/ Sane shënon golin e parë ndaj “Verdhekuqve”

Sadik.Autor

Leave a Comment