Champions League UEFA

Buffon: Nuk dua të bëhem një barrë për Juventus

Gianluigi Buffon thotë se do të ulet me drejtuesit për të marrë një vendim përfundimtar mbi të ardhmen e tij në fund të sezonit.

Portieri kishte planifikuar të dilte në pension në fund të sezonit, por javët e fundit është përfolur se ai mund të ndryshojë mendje.

Nuk mund të krijoj pritshmëri false apo të them gënjeshtra,” shprehet Buffon.

“E vërteta është se ka një marrëveshje xhentëlmenësh me presidentin dhe kështu që në fund të sezonit do të takohem me të.

“Do të shohim situatën dhe të marrim një vendim përfundimtar. Një lojtar kurrë nuk do të ndalej së luajturi.

“Eliminimi nga Kupa e Botës? Ishin ditë të vështira, doja të mbyllja karrierën pas Kupës së Botës.

“Dukej si mënyra e përsosur. Fatkeqësisht gjërat rrodhën ndryshe.

“Në moshën 40-vjeçare nuk ke përse i merr ti vendimet për gjithçka, të tjerët e bëjnë për ty. Unë nuk dua të bëhem një barrë për Juventus.”

Related posts

MUNDËN LIVERPOOLIN/ “Oreksi” i Serbëve zgjerohet, kërkojnë të befasojnë Napolin

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një asist nga Cristiano, Yakhshibaev ndëshkon Real Madrid (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ Barazim në “PAQE”. Atletico Madrid dhe Kampionët e Europës ndajnë pikët

Delo.autor

Leave a Comment