Futboll Seria A Sport

300 DHE 34/ Juventus dhe Ronaldo synojnë numrat jubilarë në Moskë, ja rekordi i radhës

Transferta në Moskë përmbledh shumë sfida brenda sfidës për klubin e Juventusit dhe lojtarëve të tij. Në kryeqytetin rus, “Zonjës së Vjetër” do t’i mjaftojë vetëm një gol për të prekur shifrën 300 realizime në kompeticionin e ristrukturuar të Ligës së Kampioneve.

Duke lënë mënjanë atë që përpara vitit 1995 quhej Kupa e Kampioneve, sot do synohet të preket dhe pse jo të kalohet numrit jubilar, 300. Kujtojmë se golin e parë bardhezi të asaj që u riemërua si “Champions League” e realizoi Mikele Padovano, në vitin 1995. Ndërkohë, dy numrat e tjerë të rrumbullakosur, 100 dhe 200 i takojnë respektivisht David Trezegesë dhe Sebastian Xhovinkos, ndërsa Paulo Dibala, në sfidën e dy javëve më parë realizoi golat 298 dhe 299 të Juves në Ligën e Kampioneve.

RONALDO PËR REKORDIN

Këtë arritje të radhës sulmuesi i Juves mund ta kishte arritur që në Torino, duke qenë se me Lokomotivën e Moskës nuk ishte ndeshur kurrë më parë në Champions, por sot do të ketë rastin e dytë që të zbresë nga froni dyshen me të cilën ndal për momentin këtë poltronë. Aktualisht, Kristiano Ronaldo së bashku me Lionel Mesin dhe legjendën e Realit të Madridit, Raul Gonzalez, janë ata që u kanë shënuar 33 skuadrave të ndryshme në këtë kompeticion. Por nëse CR7 realizon qoftë edhe vetëm një gol ndaj formacionit rus, do të ngjitej në kuotën 34 dhe do të “mbretëronte” i vetëm në këtë renditje.

juventus

SHIFRA TË TJERA

Mauricio Sarri dhe Juventusi i tij janë e vetmja skuadër e pamposhtur në Europë, duke parë të paktën pesë ligat kryesore të kontinentit. Në 19 takime ka regjistruar 15 fitore dhe 4 barazime, ndonëse trajneri i bardhezinjve duket se ndihet shumë komod kur bëhet fjalë për turnetë UEFA, duke qenë se pas disfatës në shkurt të vitit 2018, kur drejtonte ende Napolin, nga ajo periudhë, mes Champions-it dhe Ligës së Europës s’e ka njohur më shijen e disfatës.

Related posts

DY YJET E SPORTIT BËHEN BASHKË/ Tenisti Gjokovic sfidon Ronaldon për goditjen me kokë “fluturimthi” (VIDEO)

Delo.autor

Valverde: Kam rastin ta fitoj për herë të parë ‘Copa del Rey’

Q.Autor

NË “AIR ALBANIA”/ Konfirmohet miqësorja e parë e Shqipërisë me Silvinjon në stol

F.autor

Leave a Comment