Futboll Premier League

Conte falënderon tifozët e Chelseat: E kuptuan presionin tim

Antonio Conte është shprehur i lumtur pas fitores së Chelseat kundër West Bromit në xhiron e 27’të në Premierligë.

Chelsea ishte në krizë pas dy humbjeve të njëpasnjëshme nga Watford dhe Bournemouth. Por, me fitore kundër WBA-së në njëfarë mënyre nga Conte largohet presioni, transmeton IndeksOnline.

Ai pas ndeshjes së mbrëmshme ka falënderuar tifozët, të cilët përkundër rezultateve ia kënduan emrin gjatë gjithë kohës.

“Për të qenë i sinqertë, unë dua t’i falënderoj të gjithë tifozët. Ata e kuptuan presionin tim dhe më ndihmuan shumë që ta largoj. Dhe sigurisht që dua t’i falënderoj ata”, ka thënë Conte.

Chelsea me fitoren e mbrëmshme, u ngritë në pozitën e katërt në tabelë me 53 pikë.

Related posts

“Do ta q** Kristianon tënd”/ Tifozët marokenë sulmojnë bashkëshorten e Ronaldos

Isa.Autor

TËRMETI SHKUNDI SHQIPËRINË/ Autobus me ndihma nga Prishtina, tifogrupi “Plisat” nisen drejt… (VIDEO)

Delo.autor

TALENTI I SHPRESAVE TRANSFEROHET TEK RIJEKA/ Mesfushori Karrica: Ja pse ika nga Dinamo e Zagrebit

Delo.autor

Leave a Comment