Futboll

Kane te Juve? Marotta: Asnjë italiane nuk ka fuqi ta blejë

Lajmi që ka bërë më shumë bujë në këtë fillim-javë, ishte ai i ofertës së Juventusit prej 250 milionë eurosh, për të sjellë në Torino sulmuesin anglez të Tottenhamit, Harry Kane. Gjithsesi, i pari që e mohoi këtë lajm, ishte trajneri Allegri, që ditën e djeshme tha se preferon më mirë Higuainin në atë pozicion, sesa sulmuesin anglez.

Sot, ka qenë Drejtori Sportiv i bardhezinjve, që tha se kjo është thjesht një fantazi, pasi juventinën nuk e kanë luksin të shpenzojnë aq shumë para, për një lojtar të vetëm.

“250 milionë euro për Kane? Është një fantazi, pasi ne nuk e kemi mundësinë të shpenzojmë shuma të atilla në merkato. Madje mund të them se asnjë klub italian nuk e ka këtë luks, të paktën për momentin”, theksoi Marotta.

Related posts

“DIVORCI” I YLLIT ME ARGJENTINËN/ Raymond Domenech ironik: Higuain duhej të ishte kthyer në…

Delo.autor

Skemë “alla De Biazi”, Shqipëria kalon në avantazh ndaj Kosovës (VIDEO)

Sadik.Autor

Liverpool spektakël dhe goleadë ndaj Swanseas, ‘parakalon’ Tottenhamin në zonën Champions

Q.Autor

Leave a Comment