Futboll

Neymar kthehet nga lendimi brenda dy-tri jave

Trajneri i Paris Saint – Germain beson se ylli brazilian pritet që të kthehet se shpejti në Francë
Neymar pritet që të kthehet në Paris brenda dy tri jave.

Këtë e ka konfirmuar për media trajneri i PSG’së, Unai Emery.

Neymar është në Brazil ku është duke u shëruar pas frakturës që pësoi në fitoren 3-0 kundër rivalëve të Marseille muajin e kaluar.

Madje, mediat kishin shkruar se ai është në dyshim që të ftohet edhe në Botëror për shkak të lëndimit.

“Kam biseduar me të javën e kaluar”, i tha Emery gazetarëve të premten.

“Ai është mirë, i qetë, ne folëm për finale. Ai do ta shikojë atë dhe mandej do të kthehet në Paris brenda dy – tri javëve”.

Neymar protet që mos të jetë i gatshëm në gjysmë finalen kundër Caen për kupën e Francës por, nëse PSG kualifikohet, ai mund të jetë i gatshëm për finalen e kësaj kupe më 8 mars.

Ndryshe, Brazili do të stërvitet dhe do të këtë ndeshje me Kroacinë dhe Austrinë para se ta hap Botërorin me paraqitje kundër Zvicrës më 17 qershor. /GazetaExpress/

 

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/neymar-kthehet-brenda-dy-tri-jave-518331/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Related posts

KJO NUK PRITEJ/ Eriksen transferohet te REALI? Mesfushori jep përgjigjen e tij

Isa.Autor

ERNEST GJOKA I BEFASON TË GJITHË/ Ja ku e dërgon Kamzën për stërvitje (VIDEO)

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Pritet prezantimi nga “Demat”, te Partizani zbarkon mbrojtësi brazilian

Delo.autor

Leave a Comment