Futboll

Karikatura e ditës: “Het-trik? Më me rëndësi miqësia” (FOTO)

Ronaldo është personazhi kryesor në karikaturën e ditës, së bashku me Bale e Benzema.
Goal ka publikuar karikaturën e ditës ku personazhi kryesor është pesë herë më i miri i botës, Cristiano Ronaldo.

Në fitoren prej 4-0 të Real Madridit kundër Alavesit në “Santiago Bernabeu”, Bale gjeti golin, po ashtu edhe Ronaldo (2), madje CR7 pati mundësinë për të realizuar het-trik, por ia dhuroi penalltinë Karim Benzemas, për ta kompletuar edhe ai me gol paraqitjen mbresëlënëse, ku dhuroi dy asistime.

“Penallti, Ronaldo për het-trik? Jo, miqësia është më me rëndësi”, shkruan Goal.

Përveç kësaj, për shkak të vërshëllimave ndaj Benzemas nga tifozët, në golin e parë Cristiano iu drejtues atyre që ta duartrokasin sulmuesin francez që dhuroi asist të mrekullueshëm për golin hapës të sfidës.

 

Related posts

REAL MADRID-BARCELONA/ “Katalanasit” kalojnë në epërsi, shënon Rakitic

Delo.autor

NDRYSHOI HISTORINË E FUTBOLLIT ZVICERAN/ Granit Xhaka shpallet si sportisti me më ndikim për vitin 2018

Delo.autor

PAS TRANSFERIMIT TEK…/ Tifozët e mirëpresin Peter Crouch me një kryevepër (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment