Futboll

Milan zgjedh zëvendësuesin e Donnarumma, vjen një tjetër super portier

Duket se aventura e portierit Gigi Donnarumma te skuadra e Milanit është drejt fundit, një “martesë” e sforcuar dhe e destinuar të mbarojë në fund të këtij sezoni. E përditshmja italiane “Gazzetta Dello Sport” ka bërë me dije sot se portieri 19-vjeçar do të lërë kuqezinjtë për të luajtur në një ekip tjetër të madh, që luan në Champions dhe ka ambicje të mëdha.

Duke parë se nuk ka asnjë shans ta mbajë portierin e talentuar, drejtuesit e klubit kuqezi kanë nisur që tani të krkojnë për zëvendëseusin dhe ai është portieri i Napolit, Pepe Reina, që do të vijë në Milano me koston “zero”, pasi i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni.

Klubet kanë nisur që tani të bisedojnë edhe pse marrëveshja duhet të arrihet më portierin, që në fund të këtij sezoni nuk do të ketë asnjë detyrim karshi Napolit dhe është i lirë të largohet. Reina është një portier me përvojë dhe që ofron garanci për kuqezinjtë, që po monitorojnë nga afër situatën, duke qenë se ai nuk ka asnjë klauzolë që ta lidhë me Napolin përtej kontratës.

Portieri Pepe Reina u përfol se do të largohej nga ekipi i Sarrit që verën e kaluar, por në fund qëndroi. Tashmë ai sheh se ka një mundësi të artë të luajë në një tjetër klub të madh në moshën 35-vjeçare, ndërkohë që Donnarumma, sot do të festojë 19-vjetorin e lindjes, duke menduar se mund të fitojë më shumë parà dhe trofe në të ardhmen.

 

Related posts

KOMPLETOHET EKIPI, POR MBROJTJA PËR T’U PARË/ Ja si pritet të rreshtohet Kukësi në sezonin e ri

Delo.autor

PËRBALLJA ME SPEZIAN NË “PLAY OFF”/ Klubi italian konfirmon një rast pozitiv me Covid-19

Delo.autor

REKORD NEGATIV PËR MILANIN/ Elliott humb durimin me Gattuson, gati zëvendësuesi…

Delo.autor

Leave a Comment