Futboll

Kastrioti fiton edhe në Dibër, vijon marshimin drejt Superiores

U luajt sot në Peshkopi ndeshja përmbyllëse e javës së 14-të, Grupi A, mes Korabit dhe Kastriotit. Pas një loje të fortë dhe me jo pak kartonë, ndër të cilët edhe një i kuq për Veliaj, krutanët ia kanë dalë të marrin një fitore minimale, por shumë të çmuar për objektivat që kanë, ngjitjen në Superiore. Ka qenë pikërisht sulmuesi nigerian, Dumoye, lojtari që ka shënuar në minutën e 70-të për Kastriotin, duke shtuar tri pikë të tjera në llogarinë e të tijve, që momentalisht janë në krye të Grupit A, me 35 pikë, dhjetë të tilla më shumë se Egnatia e vendit të dytë. Referuar kalendarit të Kategorisë së Parë, skuadra krutane do të presë në shtëpinë e saj Dinamon, këtë fundjavë, një përplasje delikate, por ku synohet fitorja e radhës në kampionat.

Related posts

Tragjedi për ish-portierin e Spanjës, ndahet nga jeta djali i tij 5-vjeçar

Sadik.Autor

U EKZEKUTUA ME 6 PLUMBA/ Shikoni momentin e sulmit ndaj tifozit serb të Partizanit të Beogradit (VIDEO)

Delo.autor

PËRVEÇ SE NJË FUTBOLLIST I MIRË/ Salah është edhe një baba i tillë, shikoni surprizën që i bën vajzës së tij (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment