Futboll

Harry Kane: Refuzimi i Arsenal është gjëja më e mirë që më ka ndodhur

Ka kohë që qarkullon një thashetheme që pretendon se Harry Kane në fshehtësi është një tifoz i Arsenal pasi është fotografuar me fanellën e klubit kur ishte i vogël.

Këto thashetheme zakonisht kanë ardhur nga pjesa e kuqe e Londrës në mënyrë që të acarojë tifozët kundërshtare që pretendojnë se Kane është një prej tyre.

Dhe, pasi shkroi në The Players Tribute, sulmuesi i Anglisë më në fund ka hedhur poshtë këto thashetheme.

Kane (bottom left) was released from Arsenal’s youth team when he was eight years old

24-vjeçari në fakt ka luajtur për Topçinjtë kur ka qenë një fëmijë por është lënë i lirë nga klubi në moshën tetëvjeçare përpara se të bëhej diçka serioze.

Që nga ai moment Kane ka pasur një ekstra motivim sa herë që ka luajtur ndaj të besuarve të Wenger, në mënyrë që t’i tregojë se klubi veproi gabim që e largoi.

“Mund të duket qesharake por sa herë që luajmë ndaj tyre, mendoj ‘Le të shohim se kush ka të drejtë dhe kush e ka gabim’.

Spurs’ No 10 scored his 100th Premier League goal in the 2-2 draw at Anfield on Sunday

“Për mua refuzimi i tyre është gjëja më e mirë që mund të më ketë ndodhur. Kur kam lidhur këpucët për të parën herë në derbin e Londrës në 2015, mu rikujtuan skenat kur isha 11, që luaja për akademinë e Arsenal. Ishte si një ‘deja vu’.

“Ishim në tunel, dhe unë mendova ‘Ok. Mu deshën 12 vite. Por të shohim se kush e kishte gabim dhe kush kishte të drejtë’.”

Kane shënoi dy gola atë ditë të 2015 dhe fitoi ndeshjen ndaj rivalëve me një gol me kokë në fund të takimit.

Related posts

E BUJSHME/ JUVE do “MAGJIKUN” e BAYERNIT, angazhon agjentin e RONALDOS

Isa.Autor

TROFETË NGROHIN XHEPAT E MADRILENËVE/ Lojtarët e Realit përfitojnë shumën e majme

F.autor

LAJM I ZI/ Ndodh ajo që të gjithë i druheshin, SADIKU përsëri në OPERACION

Isa.Autor

Leave a Comment