Futboll Seria A

Khedira “tradhton” Higuain: Kane është bombarduesi më i mirë…

Edhe pak prisni, në skenë do të rikthehet Liga e Kampionëve. Për të përuruar fazat me eliminim direkt do të shërbejë Juventusi, i gatshëm për të pritur Tottenhamin, mbrëmjen e së martës në stadiumin “Allianz”.

Një sfidë yjore, që do të ketë në mesin e protagonistëve edhe Harry Kane, qendrën e sulmit të “Spurs”, i cili merr falënderime nga Sami Khedira, i intervistuar nga “BBC Sport”:

“Unë mendoj se si është ndoshta sulmuesi më i plotë në qarkullim”. Të martën në mbrëmje, megjithatë, do të ketë vetëm rivalitet në fushë: “Tottenham e ndjek shumë, ka një mbrojtje të mirë dhe mesfushë e sulm të klasit botëror, si dhe një trajner, i cili është ndër më të mirët”. Për të kaluar në raundin tjetër të Champions-it, sigurisht do të ketë shumë djersë: “Një pikë në favorin tonë mund të përfaqësohet nga fakti se ata janë një ekip shumë i ri dhe pa shumë përvojë. Natyrisht, Tottenham mbetet një nga skuadrat më të mira në Angli dhe Europë, ndaj do të duhet t’i kushtojmë vëmendje”.

Related posts

NUK KALUAN DIREKT NË BOTËROR/ Bonucci: Të zbrazim kokën nga mendimet e këqija dhe kualifikohemi

Delo.autor

SUPERIORE/ Kryevepra që hapi kampionatin, shikoni golin më të bukur të javës të realizuar nga Basha (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Berluskoni dhe Galiani i rikthehen futbollit, blejnë klubin MILANEZ

Isa.Autor

Leave a Comment