Futboll Premier League

Klopp garanton: Do të jemi gjithmonë në Champions!

Jurgen Klopp beson se skuadra e tij do të marrë pjesë në Champions League gjatë sezonit të ardhshëm duke u renditur mes katër vendeve të para të Premier League, ashtu si bëri në sezonin e kaluar. Liverpool, që do të luajë kundër Porto në 1/8-t e finaleve të Champions League, renditet në vendin e katërt të kampionatit anglez me pikë të barabarta me Chelsea të vendit të tretë, por Tottenham i vendit të pestë është vetëm dy pikë larg dhe katër vendet e para janë ato që fitojnë të drejtën për të luajtur në Champions League. Dy ditë më parë, Liverpool fitoi 3-0 në fushën e Huddersfield, por katër ditë pas ndeshjes me Porto në Champions, “të kuqtë” do të ndeshen pikërisht me Tottenham.

“Na presin disa ndeshje të vështira si në Champions ashtu edhe në Premier League, por logjikisht të gjitha ndeshjet e sezonit janë të vështira, aq më tepër në fazën e dytë, ku ngjasojnë me finale. Ne nuk mund të bëjmë regres në krahasim me një vit më parë dhe e kemi detyrim të renditemi mes katër ekipeve të para në kampionat, por ky detyrim vjen edhe si rrjedhojë e vetëdijes se do t’ia dalim në realizimin e objektivit. Eshtë e vërtetë që Tottenham është vetëm dy pikë larg nesh, por gjithashtu ne jemi vetëm tre pikë larg Manchester United të vendit të dytë. Edhe ndeshja ndaj Porto është shumë domethënëse për ne, sepse mund të arrijmë shumë larg,” – deklaroi Jurgen Klopp.

Related posts

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Kastrioti mposht “Verilindorët” falë super golit të talentit Bardhi

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Tifozët e godasin me birrë, reagimi i futbollistit të Leipzig i habit të gjithë (VIDEO)

Delo.autor

ARRIHET AKORDI/ Van de Beek me ekip të ri, Ajaxi konfirmon gjithçka!

Delo.autor

Leave a Comment