Futboll Seria A

Sacchi: Napoli dhe Juve janë të barabarta, Sarri nuk duhet të ankohet

Arrigo Sacchi ka dhënë një intervistë të gjatë për “Il Mattino”, ku mend të tjerave ka folur për garën e titullit në Serie A dhe nuk ka munguar një kritikë për trajnerin e Napoli, Maurizio Sarri. “Për fat nuk është vetëm Juventus në garë për titullin, por edhe Napoli. “Të kaltërit” mund ia dalin, por me kusht që të vazhdojnë deri në fund të jetë heronj dhe të vendosin zemrën në fushën e tyre duke shprehur më të mirën e vetes. Nëse Napoli dëshiron të konkurrojë deri në fund me Juventus duhet të qëndrojë gjatë gjithë kohës në nivelet më të larta dhe të jetë gjithmonë në 100% të formës. Napoli nuk ka “top player” dhe asnjë futbollist që të ketë fituar trofe të rëndësishëm në karrierë, por Juventus vazhdon garën edhe në Champions, kësisoj mendoj se shanset janë të barabarta.”

Më pas, Sacchi vazhdoi: “Kam dëgjuar që thonë se Sarri është si kam qenë unë dikur. Ndoshta jam dakord për faktin që e jeton këtë sport, ashtu si e jetoj unë, me pasionin e çdo minute. Në 30 vite që kam qenë trajner kam shkuar vetëm një herë në kinema, sepse mendoja që koha e lirë mund të ndikonte negativisht te futbolli. Vetëm për diçka e këshilloj trajnerin Sarri, të mos ankohet vazhdimisht. Ai sheh padrejtësi kudo edhe atje ku nuk ka. Duhet të mbajë ambientin napolitan në një mënyrë tjerët të karikuar me energji pozitive, jo të flas për komplote. Përshembull ai duhet të kuptojë se VAR nuk është një instrument që do të zhvillojë futbollin dhe do ta ndihmojë, por jo ta shpëtojë atë.”

Related posts

GABIMI I STRAKOSHËS I KUSHTOI SHTRENJTË KOMBËTARES/ Shikoni reagimin e “Tifozave Kuq e Zi” pas ndeshjes (FOTO)

Delo.autor

ZEMËROHET ME STOLIN SPARTAK MOSKA/ Trajneri Spalletti: Ata na tallën, ja pse i shkova… (VIDEO)

Delo.autor

LIVERPOOL-MANCHESTER CITY/ Spektalël golash në “Anfield”, mesfushori De Bruyne ndëshkon “Të Kuqtë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment