Futboll

Harroni Messin, Ronaldon e Neymarin – De Bruyne është “mbreti”

De Bruyne ka lënë prapa Messin e Neymarin në listën e asistuesve më të mirë në tri sezonet e fundit në top 5 ligat evropiane.

“Nuk ka rëndësi nëse ai është në garë, ose është ndalur. Kev ka një çekiç në këmbë. Ai është i aftë ta orientojë topin me fuqinë dhe saktësinë që dëshiron”, – kështu u përshkrua belgu i Manchester City në fillim të këtij sezoni. Muaj më vonë, De Bruyne është bërë asistuesi më i mirë i Evropës, në vitet e fundit.

Asisti Fernandinho të mërkurën, ishte numri 38, që De Bruyne e ka bërë në Premierligë në vetëm tri sezone.

Ai debutoi me Manchester City në shtator të vitit 2015. Statistikat e tij i kalojnë ato të lojtarëve të tjerë, nga Leo Messi, Neymar apo Mesut Ozil, të gjithë me 34 pasime për gol (asiste) në të njëjtën periudhë, kurse Cristiano Ronaldo është shumë larg tyre.

Fituesi i Topit të Artë për vitin 2017, që nga sezoni 2015/16 ka bërë vetëm 20 asiste në La Liga.

Asnjë nga pesë ligat më të rëndësishme në Evropë nuk ka marrë pjesë më shumë sesa ai në këtë pjesë të lojës së futbollit, që kur është te blutë.

De Bruyne është aktualisht asistuesi më i mirë në Premierligë, me 11 të tilla, i ndjekur nga bashkëlojtari i skuadrës së tij, Sané, me 10 asiste. Ai, gjithashtu, kryeson renditjen evropiane në këtë drejtim, së bashku me Neymar.

Braziliani është i vetmi futbollist, i cili ka qenë në gjendje të mbajë ritmin e belgut, duke e barazuar atë me 11 asiste. Lojtarë si Messi, apo Pogba, kanë gjithsej 9 asiste në këtë sezon.

Me mbërritjen e Guardiolës si trajner, belgu po përjeton plotësinë e tij si futbollist, por të dhënat e grumbulluara gjatë tri sezoneve me Manchester City janë, gjithashtu, të shkëlqyera.

Ai ka marrë pjesë në 125 ndeshje, duke luajtur në total 9906 minuta. Në to ka shënuar 34 gola dhe ka dhënë 52 asiste në të gjitha garat.

De Bruyne është përfshirë në një gol; ose duke shënuar, apo asistuar çdo 115 minuta lojë. Me të gjitha në favor të pushtimit të kësaj Premierligë, në finalen e “Kupës EFL”, duke luftuar për Ligën e Kampionëve dhe “FA Cup”, historia e Pep Guardiolës te Manchester City nuk mund të kuptohet pa “çekiçin” e Kevin De Bruyne.

Related posts

PAS TRIUMFIT NDAJ UDINESES/ Legjenda Buffon arrin shifrën e “çmendur” në karrierë

Delo.autor

PRITET LARGIMI I HAKIMI/ Inter arrin akordin me lojtarin e Bundesligës. Ja 3 objektivat “Zikaltër”…

Delo.autor

PËRGATITIEN PËR SFIDËN NDAJ MALLORCAS/ Pesë fytyra të reja në stërvitjet e “Los Blancos”, ja kush mungon…

Delo.autor

Leave a Comment