Kategoria Superiore Shqipëri

Klubi-gazetarëve: Sajesa të tilla të turpshme prishin harmoninë te Vllaznia

Dje kanë qarkulluar emra konkretë për zëvendësues të Ernest Gjokës në stolin e Vllaznisë, nëse kuqeblutë dalin pa pikë edhe në sfidën e radhës të kampionatit, në Lushnjë. Kjo e ka shtuar pështjellimin në kampin shkodran, duke e shtuar presionin te lojtarët dhe stafi teknik.

Megjithatë, si për t’i hedhur ujë zjarrit ka menduar klubi, që ka dalë me një deklaratë për shtyp, në të cilën thuhet: ”Të nderuar gazetarë! Ne e kemi të qartë se situata aktuale te Vllaznia nuk është e mirë dhe po punojmë fort për ta kapërcyer atë. Por, ndërkohë, pavarësisht respektit që tregojmë ndaj jush dhe duke vlerësuar kontributin që jepni në dobi të sportit, ajo që po ndeshim ditët e fundit është një dëshirë për të prishur raportet në skuadër, apo dizinformuar publikun. Rasti më i fundit ka qenë ai i ditës së sotme, kur flitet, shkruhet e diskutohet për gjoja emra kandidatësh për postin e trajnerit të Vllaznisë. Kjo nuk është aspak etike dhe normale. Sajesa të tilla të turpshme jo vetëm prishin harmoninë në skuadër, por edhe ndikojnë në ecurinë e mëtejshme të saj. Nuk e dimë se cili është qëllimi i vërtetë i këtyre sulmeve dhe kujt i shërbejnë, por edhe njëherë ju bëjmë thirrje për pak më shumë seriozitet në punën tuaj. Shkodranët duhet të jenë krah Vllaznisë dhe jo kundër saj. Ne jemi të vendosur për të mbështetur futbollistët dhe stafin teknik për nxjerrjen e ekipit nga kjo situate, sepse besojmë se i kanë mundësitë dhe aftësitë për ta bërë një gjë të tillë”.

Related posts

“PO TA KISHA EMRIN PORTUGEZ DO ISHA ENDE TEK…”/ Besnik Hasi: Ju tregoj gabimin më të madh në karrierë

Delo.autor

MIQËSORJA E YJEVE/ Shqipëri-Itali sfida e parë, ja formacionet që do të zbresin në fushë

Delo.autor

SUPER SFIDA NDAJ “BARDHEBLUVE” NË “AIR ALBANIA”/ Kukësi publikon çmimet e biletave, ja sa kushtojnë

Delo.autor

Leave a Comment