Futboll Shqipëri Sport

ÇUDIRA SHQIPTARE/ Tifozët mbështesin ekipin me tallava, shikoni momentin e veçantë në Kategorinë e Parë (VIDEO)

Burreli ka mposhtur me rezultatin 1-0 Tërbunin në shtëpi ditën e sotme, falë një goli nga Stana në minutën e 14’.

Megjithatë ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve nga kjo sfidë nuk është rezultati, por një episod i ndodhur gjatë zhvillimit të ndeshjes. Në mbështetje të vendasve ishin një numër i lartë tifozësh, me dy prej tyre që ishin më në qejf se pjesa tjetër.

Të dy tifozët u ngritën në këmbë, dhe së bashku më një daulle vendosën ta mbështesin në një mënyrë të veçantë skuadrën e tyre. Me një këngë shumë të veçantë dhe duke kërcyer tallava, tifozët krijuan një atmosferë ndryshe nga herët e tjera, me skuadrën që këtë ia u shpërbleu më një fitore.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Atmosfera në stadiumin "Liri Ballabani", Burreli vs Tërbuni 1 – 0, 14' Stana, pjesa e parë!

Gepostet von Mat Televizion am Samstag, 23. November 2019

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Inter-Roma. Rezultati 0-0

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Kryevepra e bomberit Cikalleshit nga distanca, shikoni reagimin epik të portierit çek (VIDEO)

Delo.autor

TARE e solli me bujë/ Ylli SHQIPTAR “shtyn” debutimin në kampionatin italian

Isa.Autor

Leave a Comment