Futboll Premier League

Krahasimi me Messin dhe Ronaldon? Unë jam krejtësisht ndryshe…

Eden Hazard e di se duhet të shkëlqejë në ndeshjet e Champions-it me Chelsea, në 1/8 finale të këtij kompeticioni, ndaj Barcelonës, nëse dëshiron të konsiderohet në të njëjtin grup me Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Duke folur në një konferencë shtypi, përpara vizitës së Barcelonës në “Stamford Bridge”, belgu u kujtoi gazetarëve paraqitjet e tij të shkëlqyera në fazën e grupeve, kundër Atletico Madrid, këtë sezon, por e di se ku qëndron në renditjen e përgjithshme. “Kam luajtur përsëri me Messin, në Kupën e Botës, kundër Argjentinës, dhe e kemi humbur ndeshjen. Shpresoj që kësaj radhe të jetë ndryshe, – tha 27-vjeçari, duke kujtuar zhgënjimin e Belgjikës në “Brazil 2014”. – Është mirë të krahasohesh me më të madhin ndonjëherë, Messin, ose Ronaldon, por unë jam krejtësisht ndryshe. Ne luajmë në liga të ndryshme. Përpiqem të bëj punën time dhe të arrij nivelin e tyre, sepse ata janë më të mirët në botë. Kur luajmë kësi ndeshjesh, duhet të tregojmë veten. Nëse doni të jeni një nga më të mirët, duhet të luani mirë në lojërat e mëdha. Ju duhet të shkëlqeni kur luani me më të mirët në botë. Nëse unë dua të arrij këtë nivel, unë duhet të bëj një lojë të madhe ndaj Barcelonës”.

Jo për herë të parë, spekulimet e fundit të transferimeve e kanë lidhur Hazard me një lëvizje drejt rivalëve të betuar të Barcelonës, Real Madridi, në fund të këtij sezoni. Vetë lojtari, megjithatë, këmbëngul se është i lumtur te Chelsea. “Së pari, e kam mendjen te ndeshja e radhës. Do të përballemi me Barcelonën, – u përgjigj ai, kur u pyet për “Los Blancos”. – Kam luajtur me Chelsea për gjashtë vjet, jam i lumtur këtu. Siç ju thoni, unë kam edhe dy vjet të mbetura në kontratën time. Jam i lumtur këtu, familja ime është, po ashtu, e lumtur. Tani jam i fokusuar vetëm te futbolli. Nuk mendoj shumë për të ardhmen, sepse kurrë nuk e dini se çfarë do të ndodhë, por jam i lumtur këtu”.

Related posts

PRANË SHKARKIMIT/ “Bild” zbulon SHERRIN e Kovac me lojtarët pas ndeshjes me Dusseldorf

Isa.Autor

Carlo Ançeloti bën “lëmsh” Europën/ Italiani kërkon portierin e Real-it dhe PSG-së

Sadik.Autor

ZBULON PRAPASKENAT ME DE ROSSIN/ Claudio Marchisio rrëfen: Kishte në zemër vetëm Romën, bashkë me…

Delo.autor

Leave a Comment