Futboll La Liga Sport

ULTIMATUMI I MESSIT PËR BARCELONËN/ “Pleshti”: Ose unë, ose presidenti Bartomeu!

Sipas gazetarëve të emisionit televiziv spanjoll “El Chiringuito”, Lionel Messi i ka dhënë Barcelonës ultimatum: “Nëse nuk largohet presidenti Josep Maria Bartomeu, do të largohem unë”. Largimi i Lionel Messit nga Barcelona ka qenë një skenar që është konsideruar nga shumë persona i paimagjinueshëm deri vonë. Megjithatë, ky skenar ka qenë në ballinat e gazetave botërore gjatë dy ditëve të fundit. Barcelona ka hyrë në një lloj krize shkaku i një zënke mes drejtorit sportiv të klubit, Eric Abidal, dhe kapiteni Messi. Abidal i akuzoi lojtarët e Barcelonës se nuk kishin punuar sa duhet dhe kjo e kishte sjellë shkarkimin e Ernesto Valverdes.

“Shumë lojtarë nuk ishin të kënaqur dhe nuk punonin shumë dhe gjithashtu kishte edhe probleme me komunikimin e brendshëm”, tha ish-mbrojtësi anësor i Barcelonës, Abidal. “Marrëdhënia mes trajnerit dhe lojtarëve në zhveshtore ka qenë gjithmonë e mirë, por, si ish-lojtar, ka disa gjëra që unë mund t’i nuhas. Ia tregova mendimin tim klub dhe ata e morën vendimin”. Messi u përgjigj me një postim në llogarinë e tij në Instagram, duke i kërkuar Abidalit të marrë përgjegjësi për punën e vet dhe t’i tregojë emrat e lojtarëve. “Sinqerisht, mua nuk më pëlqen ta bëj këtë, ama mendoj se të gjithë duhet të jenë përgjegjës për punën e vet dhe ta marrin përgjegjësi për vendimet e veta”, shkroi Messi në Instagram.

“Lojtarët janë përgjegjës për atë që ndodh në fushë, ne po ashtu, jemi të parët që e pranojmë kur nuk luajmë mirë. Edhe ata që udhëheqin me drejtorinë e sportit duhet të përballen me përgjegjësitë e tyre dhe mbi të gjitha, t’i marrin vetë vendimet që u takojnë”, shtoi ai. “Për fund, mendoj se kur flet për lojtarët, duhet të thuash emra sepse ndryshe po ia njollos emrin secilit dhe po i ushqen thashethemet që shpërndahen dhe nuk janë të vërteta”, përfundoi argjentinasi.Ky reagim i Messit ka nxitur spekulimet për  një transferim potencial në Manchester City këtë verë, pasi që argjentinasi e ka opsionin në kontratën me Barcelonën se mund të largohet edhe pa dëshirën e klubit më 30 qershor të çdo viti. Së fundi, El Chiringuito ka raportuar se Messi i ka dhënë Barcelonës ultimatum. Sipas tyre, ai ia ka bërë të qartë klubit se nëse Josep Maria Bartomeu vazhdon të qëndrojë president i klubit, ai do të largohet. Messi dëshiron që Bartomeu të largohet nga posti i presidentit këtë verë, përderisa zgjedhje të reja për këtë post kanë qenë të përfolura që një kohë.

Related posts

Turqia mahnitëse me stadiumet spektakolar, ka gati kandidaturë për Euro 2024

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ MESSI “fundos” Tottenham, INTERI fiton me përmbysje ndaj PSV

Isa.Autor

Vjen nga Kina oferta zyrtare për yllin e Napolit

Sadik.Autor

Leave a Comment