Futboll Kategoria Superiore Sport

“MIRËPRES ABAZAJN”/ Trajneri Shehi: Skuadra 97% e kompletuar, kush nuk do ta donte Kristalin?

Miqësorja, merkatoja dhe plani për fazën përgatitore. Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, në përfundim të testueses ndaj Maliqit ka folur për “Panorama Sport” duke komentuar paraqitjen e të tijve. Afrimet e Ngosë dhe Muçës, si dhe dëshirat e mëdha në merkato për një emër si Kristal Abazaj.

Shehi ka konfirmuar raportet e mira që ka me futbollistin dhe ka bërë një ftesë në adresë të mesfushorit anësor. Ndër të tjera, ai ka komentuar se shtyrja e kampionatit që ka diktuar një fazë të stërzgjatur përgatitore, u shërben sidomos futbollistëve të rinj që të njihen dhe përshtaten më mirë me njëri-tjetrin.

Shehi, çfarë përshtypjeje ju la kjo ndeshje?

Miqësoret shërbejnë për atë ç’ka kemi punuar gjatë gjithë kësaj kohe. Këtë javë lojtarët kanë marrë ngarkesë dhe për këtë arsye i ndërruam formacionet duke lejuar thuajse vetëm nga 45 minuta në fushë. Mendoj se po përmirësohemi. Them se po përmirësohemi në manovra dhe në veprime, por kemi akoma shumë për të bërë.

A jeni i kënaqur me ekipin në këtë fillim të fazës përgatitore dhe a ju janë përgjigjur lojtarët ashtu siç kërkoni?

Jam i kënaqur! Çunat janë shumë profesionistë dhe shumë seriozë në të gjitha ato që kërkojmë, po mundohen t’i bëjnë. Deri tani jam më se i kënaqur nga impenjimi, nga korrektesa, nga stërvitja, ritmi. Me çfarë kam parë, jam i kënaqur deri tani.

U rikthyen Ngo dhe Muça, dy lojtarë që kanë dalë kampionë me Tiranën. E shihni veten të kompletuar tani apo prisni ende nga merkatoja?

Unë mendoj që kemi një skuadër rreth 95-97% të kompletuar. Do të doja edhe një lojtar, që ia kam thënë edhe presidentit. Tani të shohim si do të shkojë. E thashë edhe më lart që skuadra është 95-97% e kompletuar.

E prisni Kristal Abazajn apo sipas informacioneve që ju keni, është një negociatë që nuk mund të realizohet?

Shikoni, lojtarë si Kristali janë gjithmonë të mirëpritur. Unë e kam stërvitur te Kukësi dhe kam marrëdhënie miqësore me të dhe sigurisht që e mirëpres. Kush nuk do ta donte Kristal Abazajn në skuadër?!

Kampionati nis më 11 shtator,ju duket disi larg, për më tepër që jeni ekipi i parë që keni nisur stërvitje?

Ne e kemi nisur stërvitjen për të vetmen arsye, sepse kishim 40 ditë pushim dhe fillimisht e programuam që të kishim një fazë përgatitore duke llogaritur që kampionati mund të fillonte në fund të gushtit. Kampionati u shty dhe u vendos që të luhej më 11 shtator.

Kësisoj, kemi pak kohë më shumë, por e programuam që ta fillojmë stërvitjen duke qëndruar 3 javë në Tiranë, pastaj duke u rikthyer këtu. Nuk donim t’i linim lojtarët shumë pushim, plus edhe disa futbollistë kanë ardhur të rinj dhe faza përgatitore e gjatë shërben që të afrohen me njëri-tjetrin. Sidomos kur ke lojtarë të rinj, për të njohur filozofinë time edhe besoj se na ka shërbyer.

Related posts

10 lojtarët të cilët ndryshuan rol gjatë karrierës dhe shkëlqyen!

Sadik.Autor

11 MUAJ PA GOL NË “BERNABEU”/ Gareth Bale do të jetë ekstrakomunitar

Delo.autor

SHMANG POLEMIKAT MES ICARDI-INTER/ Wanda Nara: Bota e futbollit është e vështirë, por unë…

Delo.autor

Leave a Comment