Futboll Premier League

Kupa e Anglisë, United luan në fushën e vështirë të Huddersfield

Huddersfield dhe Manchester United janë ndeshur në fillimin e muajit, me “Djajtë e Kuq” që janë hakmarrë për humbjen 2-1 të pësuar tetorin e kaluar në “The John Smith’s Community Stadium”. Skuadra e Jose Mourinho-s mori një fitore 2-0 në “Old Trafford”, teksa blerja e fundit e tyre, Alexis Sanchez, ka realizuar golin e tij të parë me fanellën e United.

Gjithsesi, vendasit do të paraqiten në sfidën e të shtunës në mbrëmje, e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Anglisë, me një moral të lartë, pas dy fitoreve të radhazi të marra kundër Birmingham në kupë dhe Bournemouth në kampionatin anglez. Për më tepër, ata kanë shënuar nga katër gola në dy takimet e lartpërmendura. Ndërkohë, edhe pse është përballur me Yeovil Town në raundin e mëparshëm të Kupës së Anglisë, Mourinho ka hedhur në fushë një skuadër të fortë, që arriti të merrte një fitore bindëse 4-0 në transfertë.

Pavarësisht nga kjo, nuk do të ishte një surprizë nëse portugezi do të vendoste të linte pushim disa nga yjet e tij, duke parë se United do të luajë në fushën e Sevilla mesjavën e ardhshme në 1/8-at e Champions League. Hudderfield ka qenë një kundërshtar i vështirë për United, që ka pësuar 9 humbje dhe ka marrë 7 fitore në 22 ndeshjet e luajtura në “The John Smith’s Community Stadium”. Kjo ndeshje mund të ketë gola, duke parë se Manchester ka realizuar të paktën 2 gola në 5 nga 6 ndeshjet e fundit që ka luajtur në Kupën e Anglisë.

Related posts

Rizzoli: VAR-i do perfeksionohet akoma më shumë

Q.Autor

Pjanic i ekzaltuar: Ronaldo, një “grusht i madh” për Juventusin

Isa.Autor

ARRIHET MARRËVESHJA/ Mungon zyrtarizimi, fondi amerikan blen aksionet e klubit të Serisë A

Delo.autor

Leave a Comment