Futboll Ligue 1

Kupa e Francës, Sochaux pret Parisin në 1/8-at

Paris Saint-Germain do të kthehet në fushë mbrëmjen e së martës për fazën e 1/8-ve të Kupës së Francës. “Les Parisiennes” do të luajnë në fushën e Sochaux dhe do të kërkojnë të sigurojnë një vend në çerekfinalen e këtij kompeticioni, të cilin ata e kanë fituar në tri sezonet e fundit. Skuadra e Unai Emery është në garë për të fituar të gjithë trofetë në Francë. Ata kanë një avantazh prej 11 pikësh në kampionatin francez dhe kanë siguruar finalen në Kupën e Ligës. PSG është favorite për të marrë fitoren e radhës dhe ka pak mundësi që Sochaux të bëjë ndonjë surprizë, duke parë se ata mbajnë vendin e shtatë në Ligue 2, kategoria e dytë e futbollit francez.

Miqtë do të kenë në dispozicion sulmuesin Kylian Mbappe, i cili ka mundur në ndeshjen e kampionatit të fituar 3-0 nga PSG në fushën e Lille për shkak se ka qenë i skualifikuar. Adrien Rabiot dhe Julian Draxler janë në dyshim. Ndërkohë, vendasit nuk do të kenë në dispozicion sulmuesi e huazuar nga Lyon, Aldo kallu, i cili ka pësuar një dëmtim në minutat e fundit të ndeshjes së luajtur të premten e kaluar kundër GFC Ajaccio, e fituar 4-1 nga Sochaux. Vendasit po kalojnë një moment të mirë forme në kampionat dhe nuk kanë pësuar asnjë humbje në katër ndeshjet e fundit. Ata kanë marrë 8 fitore nga 12 ndeshjet e Ligue 2 që kanë luajtur në shtëpi dhe, bashkë me Lens, janë e vetmja skuadër që nuk kanë regjistruar asnjë barazim para publikut të tyre. PSG, nga ana tjetër, duket e pandalshme dhe po vendos rekorde të reja në Francë.

Shifra dhe Fakte
– Hera e fundit që këto dy ekipe janë përballur ka qenë në 2014-ën, me ndeshjen që është mbyllur në barazim 1-1.
– PSG ka arritur të marrë vetëm një fitore në katër ndeshjet e fundit që ka luajtur në fushën e Sochaux.
– Skuadra e Emery ka fituar 21 ndeshjet e fundit që ka luajtur në Kupën e Francës.
– Në 8 nga 10 takimet e fundit që PSG ka luajtur në Kupën e Francës, janë shënuar mbi 2.5 gola për ndeshje.

Related posts

Dëgjoni se çfarë thotë Gattuso: Jemi të fortë edhe pa bërë merkato

Q.Autor

AKUZAT E ISH-PRESIDENTIT TË BARCELONËS/ Guardiola bën “avokatin”: Rosell është i…

Delo.autor

Nëse Zidane përzë Mourinhon/ Man United plotëson ëndrrën 6-vjeçare të tifozëve

Isa.Autor

Leave a Comment