Futboll Sport

Klubi shkodran ka një njoftim me rëndësi për futbollistët e vet

Klubi shkodran i futbollit, përmes një deklarate për shtyp, ka një njoftim me rëndësi, njëkohësisht paralajmërim, për lojtarët e vet, emrat e të cilëve po lakohen në skuadra të tjera, pas rënies së Vllaznisë nga Superiorja:

“Një ditë më parë në media të ndryshme ka qarkulluar lajmi se mbrojtësi i Vllaznisë, Erdenis Gurishta, është shumë pranë nënshkrimit me ekipin e Laçit. Por, në fakt, ky futbollist duket se nuk do të largohet kollaj nga kuqeblutë. Ju komunikojmë se futbollisti Gurishta edhe për një vit është nën kontratë me Vllazninë.

Po ashtu, bëhet e ditur se “pavarësisht ofertave që çdokush mund të ketë, klubi nuk ka marrë asnjë kërkesë zyrtare, të cilat do të shqyrtohen rast pas rasti dhe në interes të Vllaznisë, fillimisht, por edhe të lojtarit. Sipas Statutit, Rregullores dhe kontratave të nënshkruara, janë vetëm Administratori dhe Këshilli Mbikqyrës, ata që marrin në shqyrtim ofertat që mund të vijnë”.

Drejtuesit e klubit po punojnë për një riorganizim sa më të shpejtë të skuadrës dhe padyshim që baza e saj do të jetë ajo me lojtarët që janë nën kontratë, duke synuar edhe përforcime të tjera për të realizuar ringritjen në elitën e futbollit shqiptar brenda sezonit, por edhe objektiva të tjerë, që do të shpallen në momentin e duhur”.

Related posts

KOSOVË/ Finalja në Antalia të Turqisë, Prishtina thyen Dritën dhe fiton Superkupën

Delo.autor

“MARRËVESHJA” PËR HUAZIM/ Chelsea i ofron Batshuayin këtij klubi në Premier League…

Isa.Autor

“ËSHTË STADIUMI MË I URRYER NË EUROPË”/ Wenger: Në “Anfield” kundërshtarët nuk do të donin të luanin kurrë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment