Albanian Stars Futboll Seria A

Nuk pësoi gola, Etrit Berisha falënderon mbrojtësit

Atalanta ka arritur të fitojë në ndeshjen e djeshme të Seria A, ndaj Kievos në shifrat 1-0 dhe futbollisti shqiptar ka bërë një paraqitje shumë të mirë. në një deklaratë për sajtin zyrtar të klubit, ai është shprehur: “Nuk i kemi dhënë asnjë mundësi kundërshtarit që të na ndëshkojë, pasi e kishim përgatitur mirë këtë sfidë”, ka thënë portieri.

Berisha gjithashtu ka falënderuar edhe mbrojtësit e ekipit të tij. “Rivali ynë donte të na ndëshkonte në kundërsulm, por ne nuk e lejuam. Unë u ndjeva i sigurt mes dy portave edhe për shkak se edhe mbrojtësit më kanë ndihmuar shumë, pasi kanë qenë në formë të mirë”, ka mbyllur Berisha.

Related posts

SERIA A/ Biletat e Juve-Verona vërtetojnë lamtumirën e Buffon?

Sadik.Autor

DERBI KRYEQYTETAS/ Çinari shënon për “Demat” nga 30 metra distancë, ja goli “magjik” (VIDEO)

Delo.autor

LËSHOJNË RRJETAT NË ITALI/ Dortmund kërkon të marrin “bomberin” e Serisë A

Delo.autor

Leave a Comment