Futboll

Strakosha vendimtar përballë Milanit

Nëse Thomas Strakosha nuk do të kishte treguar reflekset e tij në minutën e’ 75 të takimit me këtë pritje, Lazio ndoshta do ta kishte humbur ndeshjen e kupës ndaj Milanit. Numri një i skuadrës kryeqytetase nuk pati shumë punë në “San Siro” në takimin e parë gjysmëfinale.

Vetëm dy ishin rastet flagrante dhe shqiptari u tregua në lartësinë e duhur. Shokët e tij të skuadrës bënë maksimumin e mundshëm për ta fituar këtë takim. Thyen disa herë Milanin në mesfushë dhe mbrojtje, por nuk mundën të kalonin murin Donnarumma, i cili në këtë takim ishte në lartësinë e duhur.

Në disa raste asi ndali goditjet e sulmuesve të Lazio, ndërsa në disa të tjera ishte me fat që kërcënimi qëndroi larg nga porta e mbrojtur prej tij. Takimi i kthimit në Olimpico që do të luhet në fund të Shkurtit do të vendosë edhe një herë në provë aftësitë e portierëve, pasi në atë ndeshje një prej skuadrave do të përballet me humbjen.

Related posts

ZBULON PRAPASKENËN/ De Ligt: Ja pse nuk jam penduar që zgjodha Juventus

Delo.autor

LAJM I KEQ PËR BARCELONËN/ Një tjetër lojtar dëmtohet në stërvitje dhe humb ndeshjen me “Zikaltërit”…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Klopp apel fansave: Mos e sulmoni autobusin e Roma-s!

Sadik.Autor

Leave a Comment