Kategoria Superiore Shqipëri

Laçi pa Reginaldon ndaj Luftëtarit

Në momentin më të mirë dhe më deçiziv Laçi humbet Reginaldon. Sulmuesi nga Mozambiku që shënoi golin e vetëm në transfertën e Gjirokastrës për Kupë nuk do të ketë mundësinë të japë ndihmën e tij në kampionat. Të dielën në sfidën e shtëpisë ndaj Luftëtarit 27-vjeçari do të mungojë për shkak se në sfidën e fundjavës së kaluar ndaj Partizanit plotësoi numrin e 4 kartonave të verdhë. Ndaj një kundërshtari të vështirë si bluzinjtë mungon lojtari gol për kurbinasit, një mungesë që bën me dhimbje koke trajnerin Gentjan Mezani. Reginaldo autor i 8 golave në kampionat nuk do të mundet të duelojë në distancë me Abazajn, ndërkohë që sulmi duhet arrnuar në mungesë të tij. Shumica e golave të shënuar kanë qënë deçiziv në marjen e pikëve të Laçit, por Reginaldo është i rëndësishëm jo vetëm për golat por edhe për faktin që mban në alarm mbrojtjet kundërshtare dhe i jep thellësi sulmit të kurbinasve. Në dispozicion të Gentjan Mezanit është i riu Xhixha ndërkohë që mund të improvizohen në atë pozicion edhe Ndriçim Shtubina e Myrto Uzuni. Pa Reginaldon Laçi humbet shumë në fazën sulmuese edhe pse bardhezinjtë kanë treguar që janë një skuadër kameleon e aftë të ndryshojnë në varësi të kundërshtarit dhe të lojtarëve në përbërje.

Related posts

Sërish “xixa” te Kukësi/ Reginaldo shtyn Cungun pas zëvendësimit (VIDEO)

Isa.Autor

“NA SHPALLËN KAMPIONË PARA KOHE”/ Eni Imami flet para “klasikes” me Tiranën: Entuziazmi në Shkodër ka ndikuar pak për keq…

Delo.autor

EURO 2020/ Shqipëria merr lajmin e keq para përballjes me Francën

Delo.autor

Leave a Comment