Futboll Seria A

“Gjithë Italia e pa. Vetëm Juventus mund të bëjë gjëra të tilla”

Zëvendës-presidenti Fiorentina-s, Gino Salica, ka sulmuar Juventus-in, pas incidentit të krijuar me VAR të premten e kaluar. “Vetëm skuadrave të caktuara u lejohet të protestojnë në atë mënyrë”, ka thënë ai.

Skuadra vjollcë fituan një penallti pas një prekje të topit me dorë nga ana e Chiellini-t, për të cilën bardhezinjtë kanë protestuar shumë ndaj arbitrit. Ndërsa Jordan Veretout po priste të gjuante penalltinë, arbitrat kanë rishikuar imazhet dhe, pas tri minutash, kanë vendosur ta anulojnë penalltinë për shkak se aksioni kishte nisur në pozicion jashtë loje.

“Është e papranueshme që skuadra të caktuara lejohen të protestojnë në atë mënyrë”, ka vazhduar Salica. “Ne flasim gjithmonë për mungesën e besueshmërisë së futbollit italian, me Italinë që nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës dhe më pas shikojmë skena të tilla. E gjithë Italia e pa atë që ndodhi dhe ne pyetëm veten: pse lejohet një gjë e tillë”.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Lazio dhe Lotito “injorojnë” COVID-19, përgatisin axhendën e rikthimit në stërvitje!

Delo.autor

24 GOLA DHE 6 ASIST/ Askush si Lukaku gjatë 40 viteve të fundit tek Inter, ja statistikat e frikshme të bomberit belg…

Delo.autor

NGA DONNARUMMA TEK CALHANOGLU/ Milanin e mbajnë “peng” 7 kontrata

Delo.autor

Leave a Comment