Albanian Stars Futboll La Liga

Sadiku zbulon bisedën: Ja çfarë më tha De Biasi para se të vija në Spanjë

Mesditën e sotme Armando Sadiku është prezantuar tek klubi spanjoll i Levantes.

Gjatë konferencës për mediat, sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk kurseu elozhet për klubin e ri por zbuloi se ishte De Biasi ai i cili i kishte ndikuar tek transferimi i tij.

“Do të përpiqem të jam gjithçka për këtë fanellë dhe për këtë klub. Unë jap gjithmonë 100%. Jam gati të luaj. Ndihem mirë psikologjiskëshit dhe nëse trajneri më beson, unë jam plotësisht gati për të dhënë më të mirën.

“E njoh kampionatin sepse kam qenë në kontakt me De Biasin dhe ai më ka folur për kampionatin spanjoll. Kur më erdhi oferta nga Levante, unë thashë menjëherë po, nuk e mendova fare.”

“De Biasi më tha se Levante është një klub i vogël, por është si një familje e madhe dhe për mënyrën se si unë i bëj gjërat është klubi perfekt. Në ato pak ditë që kam qenë këtu, kam kuptuar që ky klub është pikërisht siç më tha De Biasi”.

Related posts

Nga Deulofeu te Musonda: Të gjithë sulmuesit e ndjekur nga Interi për afatin e janarit

Q.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Dorëheqje e madhe te Barcelona, largohet…

Delo.autor

TRONDITET FUTBOLLI ANGLEZ/ ZBULONI deklaratën BOMBASTIKE të Willian për MOURINHON

Isa.Autor

Leave a Comment