Futboll Seria A

Lazio, Anderson: Do jap gjithçka për këtë skuadër

Felipe Anderson duket se ka lënë pas mospajtimet me Simone Inzaghin dhe tani edhe publikisht ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Lazion.

Braziliani ka pasur një konfrontim të ashpër me trajnerin në humbjen ndaj Genoas dhe kështu u la jashtë skuadrës për ndeshjen ndaj Napolit.

Ai është ftuar për ndeshjen ndaj Steaua Bukureshtit dhe duket se dyshja kanë lënë inatet anash.

Lojtari nëpërmjet një postimi në Instagram ka shfaqur gatishmërinë për trajnerin dhe cdo gjë që ka të bëjë me klubin nga kryeqyteti italian.

“Faleminderit për gjithë dashurinë, për mesazhet përkrahëse dhe këshilla”.

“Do japi gjithçka për ngjyrat tona. Bashkëlojtarët, trajnerin e tifozët, faleminderit edhe një herë. Forca Lazio”, ka shkruar Anderson në Instagram.

Vlen të theksohet se lojtari gjatë verës kishte thënë haptas se do i pëlqente të kalonte te Manchester Unitedi.

Related posts

HUMBJA TURPËRUESE/ Uzuni: Zhgënjyem tifozët, ja çfarë na tha Panuçi në dhomëne zhveshjes

Isa.Autor

NDODH BEFASIA/ Rodriguez shumë PRANË transferimit tek gjigantët e Premier League

Isa.Autor

LIVE/ Laçi-Skënderbeu, Selmani i pret penalltinë Dejvi Bregut

Delo.autor

Leave a Comment