Kategoria Superiore Shqipëri

Lika: Barazimi pozitiv ndaj rivalit direkt

Edhe pse ka barazuar Partizanin në kuotën e 28 pikëve pikëve, duke parakaluar të kuqtë falë golavarazhit më të mirë, trajneri i skuadrës së Luftëtarit preferon të qëndrojë me këmbë në tokë, duke mbajtur si objektiv sigurimin e mbijetesës, për ta konsideruar si një përballje mes rivalëve, atë të barazuar sot në shtëpi pa gola ndaj Vllaznisë. Sipas trajnerit Hasan Lika, skuadra e tij mund të merrte diçka më shumë nga ky duel, edhe pse e konsideron pozitiv barazimin.

“Meritat janë të skuadrës dhe të individëve që krijojmë raste. Por në futboll ndodh që nuk shënon raste të pastra. Por rrezikuam të humbinim ndeshjen, kur në momentet e fundit e gjithë skuadra ishte hedhur në sulm. Ishim në fushën tonë dhe kërkonim ta fitonim ndeshjen, por kishim përballë një kundërshtar të mirë, që është ritur së fundmi. Për pozitat ku ndodhemi, u përballëm me kundështarin direkt. Meritonim diçka më tëpër, por nëse nuk shënon, atëherë nuk fiton. Mund të konsiderohet rezultat pozitiv. Më duhet të falenderoj djemtë, sepse kanë dhënë maksimumin”, deklaroi ndër të tjera trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika.

Related posts

TIRANA-KASTRIOTI/ Shehi dhe Ndreu me mungesa, ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

Debati për publicitetin e basteve sportive në televizion, Braçe: Ligji është shkelur, po çrëndësi ka

Isa.Autor

Gjithmonë i gatshëm të “sakrifikojë”/ Futbollisti KUQEZI i jep ZEMËR ekipit të tij (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment