Futboll Sport

E QUAJTI SHARLATAN/ Shtyhet gjyqi i Panuccit me Nishanin, Gjykata: Trajneri të riplotësojë dokumentat

Një ditë para ndeshjes Shqipëri-Izrael trajneri kombëtares shpejgoi dhe arsyen përse kishte paditur ish-presidentin e Republikës, Bujar Nishani. Sipas Panuccit çdokush duhet të mësohej të fliste me edukatë për tjetrin.

Por çfarë ndodh aktualisht me padinë e trajnerit të kombëtares?

Report Tv ka mundur të sigurojë dispozitivin e Gjykatës së Tiranës ku është vendosur që ky proces të shtyhet pa një datë se kur rifillon. Arsye sipas gjyqtares Anila Karanxha është “plotësimin i të metave të padisë nga paditësi”. “Afati i plotësimit të të metave është 20 ditë nga marrja dijeni”.

Ky vendim i ndërmjetëm është marrë më 31 korrik 2018 dhe kur kanë kaluar më shumë se 20 ditë nga afati i lënë prej gjykatës në sistemin e padise nuk ka një përditësim nëse Panucci ka ridepozituar padinë. Në padinë ndaj z.Nishani ai kërkonte një dëmshpërblim prej 100 mijë euro dhe detyrimin që ish presidenti të përgenjështronte deklaratën e tij kun ë një shënim pas ndeshjes Kosovë-Shqipëri e cilësonte trajnerin si një sharlatan.

Related posts

SKPEKTAKOLARE/ “Tango” në finalen e Libertadores, sot akti i parë i Boca Juniors-River Plate

Isa.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Ja plani B i PSG-së nëse nuk arrijnë akordin me “Jashtëtokësorin”…

Delo.autor

NA LA PA FRYMË/ 17 vjeçe dhe në super formë, mbesa e Frank de Boer “çmend” rrjetin (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment