Futboll Premier League

Liverpool-Tottenham, Kane përballë mbrojtësit më të shtrenjtë

Në Angli krye-ndeshja e javës së 26 luhet në orën 17:30 në ‘Anfield’, ku Liverpuli do të masë forcat me një kundërshtar si Tottenham Hotspur. Pavarësisht fitores së madhe në ‘Wembley’ ndaj Manchester United, skuadra e Pochetinos rrezikon vërtet shumë, në një fushë ku “gjelat e Londrës” numërojnë vetëm një fitore në 25 vitet e fundit, për më tepër ekipi i Jurgen Klopp do të bëj çmos për të marrë hak për humbjen e turpshme të fazës së parë, me rezultatin 4-1.

Kjo betejë bëhet edhe më interesante, pasi të dy skuadrat rivalizojnë për një vend në zonën Champions, bashkë me Manchester United, Chelsea dhe Arsenal. Harry Kane duket vërtetë në një formë të shkëlqyer, por këtë here do të gjejë përballë mbrojtësin më të shtrenjtë të historisë së futbollit, Virgil Van Dijk, që iu bashkua skuadrës së Klopp vetëm në fillim të vitit.

Më herët, në orën 14:30, Crystal Palace do të presë në shtëpi Newcastlen, në një sfidë që pritet të jetë mjaft interesante.

Related posts

MURINJO ME ZEMËR TË MADHE/ Shihni momentin sesi portugezi bën homazhe te muralesi i Maradonës

F.autor

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen midis Barcelonës dhe AS Romës

Sadik.Autor

STARTON ME MILAN- NEWCASTLE/ Champions League për herë të parë pa Ronaldon dhe Messin, pretendentët dhe kuotat e sezonit të ri

F.autor

Leave a Comment