Futboll Seria A Sport

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ JUVENTUSIT/ De Laurentiis: Plagët kur janë të thellë mbeten…

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka folur për Corriere dello Sport në prag të supersfidës që do të luhet të dielën, kundër Juventusit, ajo që De Laurentiis e quan “sfida e sfidave prej 10 vitesh”.

“Napoli e Juve janë klube që janë ringjallur pas halleve të së shkuarës, falimentimit për ne dhe calciopoli për ata. Jemi dy mbretëresha europiane, për t’u pasur zili edhe nga vende të tjera. Do doja që ndeshja jonë të luhej në një kontekst më italian dhe më pak diskriminues. Tifozët e Juves do jenë në Napoli, ata të Napolit ndalohen në Torino, gjykimi nuk është i drejtë”.

Napoli-Juve ishte gara për titull vitin e shkuar dhe Napoli u dorëzua në fund: “Plagët, kur janë të thellë, mbeten në shpirt dhe jo në mish. Ajo është e hapur dhe do mbetet gjatë. Që kampionati ka lojëra të pista është një dyshim i shumë njerëzve, jo thjesht i imi. VAR është futur për të shmangur gabimet e arbitrave dhe nëse nuk përdoret me vetëdije, të mendosh keq është e pashmangshme. Kam pasur jo pak dyshime sezonin e shkuar”.

Presidenti napolitan flet edhe për merkaton, duke nisur nga zërat për Icardin: “Disa dashuri kanë momentin e vet. U ka ndodhur të gjithëve kur ishin fëmijë, dëgjon rrahje zemre gjatë verës dhe pastaj kthehesh në shkollë, sheh shoqen e preferuar të klasës dhe harron gjithçka me buzëqeshje. Tani është e vështirë që të riprodhohen ndjenja dhe situata, nuk koleksionojmë numra 9. Kemi ulur ndjeshëm moshën mesatare të skuadrës dhe do vazhdojmë në këtë linjë, me emra si Meret e Fabian Ruiz, apo Malcuit, që po shkëlqen”.

Hirving Lozano i PSV-së e Pablo Fornals i Villarreal-it janë dy emra të pëlqyer: “Është e vërtetë, por nuk mjafton që të më pëlqejnë mua. Çdo vit futen në lojë aktorë të rinj, çmimi rritet, prokuratorët ndërlikojnë gjithçka. Zielinski e Milik? Janë pjesë e familjes, do qëndrojnë gjatë me ne, në rast se ndokush nga ne nuk gjen dashuri tjetër”.

Related posts

“DUHEJ TË KISHA REAGUAR…”/ “Sir” Ferguson pranon gabimin me Messin në finalen e Champions-it 2011

Delo.autor

Trajneri i Realit: Sa sfidë drithëruese të krijoj ekip të fortë pa Ronaldon

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Berluskoni dhe Galiani i rikthehen futbollit, blejnë klubin MILANEZ

Isa.Autor

Leave a Comment