Futboll Kosova Sport

ATË QË S’E BËN POLITIKA, E BËN SPORTI/ UEFA detyron shtetet evropiane të njohin Kosovën, ja arsyeja

UEFA po vendos rregulla strikte ndaj vendeve që nuk e njohin Kosovën e për rrjedhojë nuk pranojnë të luajnë në vendin e tyre ndaj “Dardanëve”.

Sipas rregullit të ri të vendosur nga Komiteti Ekzekutiv (KE) i UEFA-s, nëse një shtet nuk e njeh Kosovën dhe nuk pranon të luajë ndaj saj në vendin e vet (ndaj Përfaqësueses së Kosovës ose klubeve kosovare), atëherë do të jetë i detyruar të luajë në fushë neutrale.

Kësisoj, KE ka miratuar një vendim me të cilin detyrohen vendet anëtare të UEFA-s, përfshirë edhe ato që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës (me përjashtim të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, për shkaqe sigurie) që ashtu siç përcaktohet me short duhet të zhvillojnë ndeshje me ekipet e Kosovës, në nivel kombëtaresh apo klubesh.

Ekipet të cilat për shkaqe të ndryshme nuk janë në gjendje të presin klubet e Kosovës ose ekipet kombëtare të saj në territorin e tyre, atëherë mund të organizojnë ndeshjet e tyre në fushë neutrale.

Megjithatë, ato janë të detyruara të pranojnë të luajnë ndeshjet në Kosovë.

Klubet apo ekipet kombëtare që nuk pranojnë të luajnë me klubet apo ekipet kombëtare të Kosovës, në vendin e tyre apo në Kosovë, do ta humbin ndeshjen me rezultat zyrtar.

Ndërkohë, një tjetër lajm i mirë nga mbledhja e KE-së së UEFA-s është edhe miratimi i sistemit për garat e klubeve për edicionin 2020-2021 në Evropë, ku Kosova do të përfaqësohet me një klub në Ligën e Kampionëve dhe dy klube në Ligën e Evropës.

Related posts

DUHET PRITUR ENDE RIKTHIMI I TIJ/ Armando Broja vazhdon rikuperimin intensiv

F.autor

Mangala largohet nga Man City, zgjedh rivalin nga Premierliga

Q.Autor

ZYRTARE/ Konte nuk e kishte në planet e tij, mbrojtësi largohet nga Interi dhe prezantohet në Francë

Delo.autor

Leave a Comment