Të tjera

Lojërat Olimpike Dimërore, Albin Tahiri shprehet i kënaqur me performancën

Skitari kosovar Albin Tahiri ka thënë të jetë i kënaqur me rezultatin e tij në garën e lëshimit me ski në Lojërat Olimpike Dimërorë 2018 në Korenë Jugore, përkundër se zuri vetëm vendin e 50-të të enjten në mëngjes.

Tahiri e përmbylli garën me një kohë prej 1:48.81, duke u radhitur i 50-ti nga totali i 57 garuese, raporton Express.

Në një postim në llogarinë e vet në Instagram, Tahiri ka shkruar se dha më të mirën nga vetja por s’mundi të rrëshqiste më shpejt.

Megjithatë, ai është i kënaqur pasi nuk bëri gabime më të mëdha.

“Bëra më të mirën sot, por thjesht nuk munda të arrija mjaft shpejtësi. Prapëseprapë i kënaqur, sepse nuk bëra gabime më të mëdha. Nesër super sllallom i madh”, ka shkruar Tahiri.

Kosovari do ta zhvillojë nesër garën e radhës, në disiplinën super sllallom të madh.

Related posts

MOMENTE NERVOZIZMI/ Tifozi i Boston godet me shishe Irving pas ndeshjes, përfundon në pranga (VIDEO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Lamtumira e fundit pilotit francez Anthoine Hubert në katedralen e Notre Dame (FOTO)

Delo.autor

TRAGJEDI NË BOTËRORIN E NOTIT/ Rrëzohet katit i dytë në një club nate, dy atletë të vdekur dhe…

Delo.autor

Leave a Comment