Champions League UEFA

PSG sulmon arbitrin, gratë e lojtarëve dalin kundër Emery

Real Madrid ka fituar 3-1 ndeshjen e parë të 1/8-ve kundër PSG, por këta të fundit nuk kanë qenë aspak të kënaqur me arbitrimin. Pas trajneri Unai Emery edhe presidenti i skuadrës, Nasser Al-Khelaifi, ka dalë kundër arbitrit italian Roçhi: “Mjaft me vendime të marra kundër nesh”, ka qenë deklarata e numrit një të klubit francez. “Nuk dua të përsëri të njëjtat gjëra, por vitin e kaluar na ka ndodhur me Barcelona-n, këtë vit me Real-in. E di që ne nuk jemi Real Madrid, por mjaft më”.

Ndërkohë, ka përfunduar nën akuzë edhe trajneri Unai Emery, i cili ka vendosur të lërë në stol për 90 minuta Angel Di Maria-n dhe Thiago Silva-n. Një vendim ky që nuk është pëlqyer aspak nga bashkëshortet e dy lojtarëve, të cilat nuk kanë humbur rast për të kritikuar trajnerin në përfundim të ndeshjes.

Jorgelina Cardoso, gruaja e Angel Di Maria, ka kritikuar zgjedhjet e trajnerit nëpërmjet Instagram-it. “Sakrificat, stërvitjet ekstra, golat, asistet, je në momentin më të mirë të formë = stol. Më pas thonë se ato që nuk kuptojnë asgjë nga futbolli janë gratë e futbollistëve. Forca Paris!”. Një mesazh i drejtpërdrejtë që është dhënë disa herë gjatë vitit dhe që është mbështetur nga bashkëshortja e mbrojtësit brazilian Thiago Silva, Belle, që ka shkruar në Instagram: “Taktikë, Taktikë? Çfarë është taktika? Ik p…”.

Related posts

FINALJA CHAMPIONS TOTTENHAM-LIVERPOOL/ Nga Roberto Carlos tek Del Piero, ja si parashikojnë ndeshjen legjendat

Delo.autor

POZICION JASHTË LOJE? Salah barazon gjithçka, gjyqtari i prish festën (VIDEO)

F.autor

MANCHESTER CITY-TOTTENHAM/ Ndodh e pabesueshmja, 4 gola brenda 11 minutash (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment