Futboll

“Lufta” për stadiumin, Tirana nuk e lëshon të premten. 4 ditë kohë edhe për Kukësin

Tirana ka nisur përgatitjet për Tomorin dhe llogaritë i ka bërë që këtë ndeshje ta luajë ditën e premte në “Selman Stërmasi”. Klubi pret vetëm konfirmimin nga ana e FSHF-së, ndërkohë që këta të fundit, të paktën deri mbrëmë, nuk kanë dalë ende në një vendim zyrtar. Gjithsesi, klubi nuk ka në plan që të lëshojë “pe”, paçka se skuadra tjetër e kryeqytetit refuzon që ta zhvillojë këtë takim të dielën (pasi pretendon që të ketë më shumë kohë për çerekfinalen e dytë ndaj Flamurtarit).

Tirana është e vendosur që javën e 15-të të Kategorisë së Parë ta zhvillojë pas dy ditësh dhe madje Ze Maria seancat stërvitore po i programon që me beratasit do të ndeshen pasnesër. Kurrsesi nuk kanë në plan që të pranojë që Partizani të zhvillojë para saj ndeshjen në të njëjtin stadium dhe, aq më pak, që të dyja ndeshjet të luhen dy ditë radhazi (të premte të shtunë domethënë), pasi kështu terreni i “Selman Stërmasi”-t do të ngarkohej edhe më shumë.

Bardheblutë nuk mund të rrezikojnë që të lënë pikë rrugës dhe, për më tepër, kur këtë muaj kanë për të përballuar 3 javë përcaktuese për ngjitjen në Superiore. Një tjetër motiv që preferojnë të premten, është pikërisht Kupa e Shqipërisë. Më 14 shkurt, të besuarit e Ze Marias do të marrin rrugën drejt Kukësit, atje ku do të përcaktohet një herë e mirë se cila do të jetë gjysmëfinalistja. Rezultati 1-1 e mban Tiranën në lojë, ndaj do të bëjnë gjithçka munden në “Zeqir Ymeri” që të presin një “biletë” për në raundin pasardhës të këtij kompeticioni.

Nëse më datë 9 shkurt do të presin beratasit në “Selman Stërmasi”, do të kenë kohën e nevojshme për të përgatitur edhe duelin me verilindorët, pasi në total u mbeten në dispozicion 4 ditë të plota. Fjala e fundit tashmë i mbetet Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila ndoshta po e vonon vendimin final, pasi është e angazhuar edhe te procesi zgjedhor.
Burimi:http://www.panorama.com.al/sport/lufta-per-stadiumin-tirana-nuk-e-leshon-te-premten-4-dite-kohe-edhe-per-kukesin/

Related posts

Të gjithë të “çmendur” pas mbrojtësit të Juventusit, e kërkon “gjysma” e Europës

Sadik.Autor

STADIUMI “ELBASAN ARENA” I BOSHATISUR/ Flet Presidenti Duka: Tifozët e vërtetë vijnë sot dhe jo për të parë Mbappe

Delo.autor

I “SHKEL SYRIN” YLLIT SPANJOLL TË PREMIER/ Guardiola: Ai është një nga lojtarët që pëlqej…

Delo.autor

Leave a Comment