Futboll

Madzukic, i çmendur pas Allegri-t: Është mes më të mirëve në Europë

Shtatë gola që nga fillimi i sezonit, sulmuesi i tretë më i mirë i Juventus-it. Por Mario Madzukic është më shumë se kaq. Ai është i vetmi mes sulmuesve bardhezinj që mund të mbulojë më shumë se një pozicion, falë vullnetit dhe aftësive fizike. krahu i majtë është shtëpia e tij, nga zona e rreptësisë e kundërshtarit tek ajo e Buffon, vrapimet e tij janë baza e skemës 4-3-3 (4-2-3-1 më parë) e Massimiliano Allegri-it. Mario është i domosdoshëm në fazën mbrojtjes, por edhe në 20 metrat e fundit, kur duhet të japë pasimin e fundit (për Douglas Costa kundër Genoa-s) ose për të mbyllur ndeshjen (në Kupën e Italisë kundër Torino-s).

“Mua më pëlqen shumë ky rol, – ka thënë Mandzukic për Sky Sport, – në këtë mënyrë mund të jemë gjithsesi afër portës kundërshtare. Detyra ime kryesore është që të bëj shumë kujdes në fazën mbrojtëse, por njëkohësisht që të ndihmoj skuadrën në sulm. Edhe pse flas pak, e kam thënë dhe e përsëris: Allegri është një nga më të mirët në Europë, e tregon këtë me punën e tij dhe rezultatet flasin qartë në favor të tij. Jam i lumtur që mund të punoj me të, sepse është një nga ata që di të dëgjojnë. Edhe në këtë sezon do të kërkojmë të fitojmë gjithçka, edhe pse e dimë se nuk do të jetë e lehtë t’i shkojmë në fund të tre kompeticioneve”.

Related posts

A rrezikon Panuçi shkarkimin? Flet Duka: Trajneri duhet…

Sadik.Autor

MILANI NUK NDALET/ Objektivi i radhës është mesfushori portugez…

Delo.autor

NA ISHTE NJË HERË MILANI/ Eleminimi: Grekët i kthejnë kuqezinjtë 17 vite pas 

Isa.Autor

Leave a Comment