Futboll

Real Madrid, nëntë vite në kërkim të një numri…

Karim Benzema ka zbarkuar te Real Madrid në verën e 2009-ës dhe nënshkrimi i tij, të paktën pjesërisht, është lënë në hije nga blerja e dy lojtarëve që u morën për të ndryshuar historinë e klubit. Njëri, në fakt, e ka bërë këtë që nga fillimi dhe emri i tij është Cristiano Ronaldo. Tjetri nuk e justifikoi shumë e madhe të shpenzuar për të dhe quhet Kaka. Sulmuesi francez ishte numri 9 i fundit i vërtetë që ka shkuar në “Bernabeu” kur ka qenë vetëm 21 vjeç dhe ka qenë një titullar i padiskutueshëm gjatë gjithë këtyre sezoneve.

Gara e tij me Gonzalo Higuain për një vend në formacionin titullar është mbyllur me transferimin e argjentinasit te Napoli, por “Pipita” ka qenë rivali më i madh që Benzema ka pasur në Madrid në më shumë se 9 vite. Florentino Perez, i cili ka udhëtuar personalisht drejt Lionit për ta bindur sulmuesin premtues, nuk ka pasur kurrë asnjë dyshim për Benzema, pavarësisht mungesës së golave. Dhe, për rrjedhojë, Karim nuk ka pasur asnjëlloj rivaliteti në sezonet e fundit.

Dy lojtarë janë marrë gjatë kësaj periudhe: Adebayor dhe Javier “Chicharito” Hernandez. Por, përtej golave të rastësishëm të të parit dhe goli që eliminoi Atletico-n në Champions League nga i dyti, ata nuk kanë arritur të shkëlqejnë me “Los Blancos”. Edhe Alvaro Morata ka provuar, por u lodh nga qëndrimi në stol në ndeshjet e rëndësishme të vitit të kaluar dhe u largua te Chelsea. Tani, nëntë vite më pas, Real Madrid është vënë në kërkim të një numri 9 të klasit botëror. Më në fund.

Related posts

FITORE ME VUAJTJE/ “Demat” i marrin 3 pikët e çmuara Flamurtarit

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Luftëtari, Bardheblutë shënojnë dhe të 5-in

Delo.autor

Zyrtare, miqësorja Shqipëri-Ukrainë në Evian, më 3 qershor, ora 16:00

Sadik.Autor

Leave a Comment