Futboll La Liga

Luis Enrique, një hap larg caktimit si trajner i ri i Chelseas

Luis Enrique Martinez është një hap larg nga nënshkrimi si trajner i Chelsea. Kështu shkruan katalanasja “Sport”. Roman Abramovich mund ta shkarkojë Antonio Conten, trajnerin e tanishëm, në orët e ardhshme dhe ish-trajneri i Barçës është i vendosur në “pole position” për të mbushur vendin e lirë. Humbja 4-1 ndaj Watford e lë trajnerin italian në një pozitë shumë delikate, pasi ka regjistruar tri humbje në katër ndeshjet e fundit. Chelsea është i katërti në klasifikimin e Premier League, 19 pikë të liderit, Manchester City, dhe madje rrezikohet pjesëmarrja e tij në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, sepse është fare pranë vendit të pestë.

Abramovich është lodhur nga rezultatet e këqija në një sezon që filloi keq për shkak të konfrontimit midis trajnerit dhe yllit të tij, Diego Costa, i cili më në fund u transferua tek Atlético Madrid. Conte, i cili kërkoi mbështetje publike nga Abramoviç, është i vetëm. Chelsea mund të marrë vendimin për të goditur Conten brenda orëve. Dhe Luis Enrique, me një histori të gjatë prapa tij, është i pari në listën e Abramoviçit. Luis Enrique, i cili dëgjon ofertat, mund ta marrë drejtimin e bluve të Londrës përpara përplasjes kundër Barcelonës, që korrespondon me fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve. Kurioziteti është i madh, nëse do ta shohim Luis Enrique të luajë kundër Barcelonës dhe kundër lojtarëve, të cilët i udhëhoqi sezonin e kaluar.

Related posts

EKSPERTI ITALIAN “SHËNJESTRON” HYSAJN/ Nuk janë të ÇMENDUR që e vlerësojnë 50 milionë euro…

Isa.Autor

RIKTHEHET TË RRËFEJË PËR TË SHKUARËN E TIJ/ Ibra tregon prapësitë me Gatusson: Një herë e kam futur me kokë poshtë në…

Delo.autor

Interi e pret me padurim/ Pastore jep lajmin e madh: Ja ku do të luaj në vitin 2018

Q.Autor

Leave a Comment