Boks Të tjera

Luis Ortiz thumbon Wilder: Një llafazan, në ring do t’ia mbyll gojën

Luis Ortiz ka folur sot për herë të parë në prag të duelit të 3 marsit, ku do të përballet me kampionin e botës të peshave të rënda Deontay Wilder, sfidë e vlefshme për titullin e kategorisë WBC. Kubanezi e ka cilësuar kampionin amerikan si “një njëri që flet shumë”. Wilder e ka konsideruar sfidën ndaj Ortiz si të lehtë për të dhe pasi të hedhë “ko” kubanezin do të kërkojë fituesin e duelit mes Parker dhe Joshua.

Por Ortiz, ashtu sikurse edhe Wilder, është i pamposhtur në ring dhe është i bindur se do të hedhë “KO” kampionin e botës, pasi e konsideron veten si rivalin më të fortë që amerikani ka patur ndonjëherë përballë në ring.

Wilder flet shumë, është një llafazan i keq, por në ring do të marrë pas çdo fjalë që ka thënë për mua. Ka thënë se do të më mundë, por të shohim se sa do të përpiqet për ta realizuar këtë gjë. Unë jam një luftëtar i vërtetë, i fortë dhe me shumë përvojë. Dueloj që kur kam qenë 10 vjeç, ndaj një boksier si ai nuk më tremb aspak. Deklaratat e tij më bëjnë të qesh, pasi është bërë i mërzitshëm. Unë jam i uritur dhe e bëj këtë gjë për familjen time. Është mirë për të që të më marrë seriozisht, pasi do ta gjejë veten shpejt me fytyrën përtokë, para se ta kuptojë këtë gjë. Do t’i tregoj se kush është “king kong” i vërtetë”, u shpreh Luis Ortiz, 28 fitore si profesionist (24 me KO).

Related posts

(FOTO) I riu nga Vora bëhet milioner, ja skedina e tij e ‘çmendur’

Q.Autor

Skandali në gjimnastikë, Simone Biles pranon abuzimin seksual

Q.Autor

Rikthehet sfida Sharapova-Serena Williams, konfirmojnë pjesëmarrjen në Romë

Sadik.Autor

Leave a Comment