Futboll Sport

DORËZOHET BAYERNI/ Gati t’i plotësojë “tekat” rivalit për të zëvendësuar Noyerin

Gjigantët e Mynihut e kanë ulur hundën e pretendimeve në kuadrin e refuzimit të Aleksandër Nybel për të vazhduar karrierën në këtë periudhë me Bajernin, ose më saktë 26- vjeçari e ka kryer këtë “mision”, marrë në konsideratë peshën e kampionëve në fuqi të Bundesligës në arenën europiane, aty ku shumë lojtarë e shikojnë si maja e karrierës, ndërsa Nybel nuk deshi shumë kohë për ta “shqelmuar” këtë mundësi të artë, ndonëse jo në idetë e tij.

“Transferimi në Mynih nuk është më opsion në tavolinë. Diskutime të tilla i përkasin të shkuarës. Nybel aktualisht është i fokusuar te Monako dhe do ta vazhdojë pjesën tjetër të sezonit në këtë ekip”, ishin frazat e agjentit të Aleksandrit, Stefan Baks, për “Sky TV” ditën e djeshme.

Kjo përgjigje u vë kapak një herë e mirë diskutimeve rreth shanseve që portieri i monegaskëve në pronësi të Bajernit të rikthehej në “Allianz Arena”.

Situata në fjalë ka pasur ndikim të menjëhershëm te drejtuesit nga Mynihu, ku sipas medias gjermane “Kicker”, pista e Jan Zomert në radhët e bavarezëve ka ndezur sërish dritën jeshile.

Këto pretendime nga media në fjalë janë mbështetur në pjesën se bordi i ekipit më të titulluar në tokën gjermane janë të gatshëm të pranojnë “tekat” e Mynshengladbah, çka nënkupton rritjen e ofertës fillestare kundrejt “Mëzave”.

Fillimisht u përfol se ajo vërtitej në kuotën e 4 deri në 5 milionë euro, ndërsa pretendimi i skuadrës që posedon kartonin e helvetit nuk jepte shanse bisedimi pa u servirur në “zarf” shuma 8-10 milionë euro.

Dëshira e madhe e Jan gjithashtu po luan rol vendimtar në këtë tratativë, bashkangjitur edhe me hapjen e negociatave mbi zëvendësuesin e tij në “Borussia Park”, Jonas Omlin (Montpelier). Orët në vijim do të jenë vendimtare mbi fatet e finalizimit të aksit në fjalë.

Related posts

DËSHTOI TEK KUKËSI/ Ja sa pagoi klubi kroat për sulmuesin 22-vjeçar

Delo.autor

Barcelona dhe Gremio arrijnë marrëveshje për Arthurin

Q.Autor

Nurkoviç u largua, Idrizi: Nuk futemi në merkato për portier

Sadik.Autor

Leave a Comment